I vetmi që mbron konçesionin e skanimit në Dogana

Postuar në 28 Janar, 2016 15:14

Sot në parlament janë zhvilluar disa debate për çështjen e shumëpërfolur të konçesioneve. Kryeministri Edi Rama ka listuar serinë e konçesioneve të firmosura nga qeveria e Partisë Demokratike duke i cilësuar ato si skandaloze. Konçesioni i pullave fiskale, konçesionet në portin e Durrësit, ku janë në konflikt subjektet, konçesionet e hidrocentraleve, konçesioni markimit, si dhe konçesioni i skanimit në dogana, kanë qenë tema e fjalës së Edi Ramës. Këto janë tema që janë trajtruar në media, por për të cilat asnjëherë deri më sot Partia Demokratike, nuk ka folur. Nuk ka reaguar dhe nuk ka argumentuar. I vetmi rast kur Ridvan Bode, ish-ministër i Financave dhe Sali Berisha, ish-kryeministër, që kanë reaguar ka qenë momenti i miratimit në Kuvend të kontratës së re të konçesionit të skanimit në dogana. Të dy e mbrojtën këtë konçesion, i kaluar më 16 shtator 2013, datë kur edhe është kryer transaksioni çudibërës që 49% të aksioneve shiten për 490 lekë kundrejt një vlere konçesionare prej mbi 250 milionë euro. Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për konçesionet, duke goditur ato që po bën qeveria e majtë dhe “çuditërisht” duke mbrojtur ato që bëri vetë. Rast spektakolar kur opinioni nuk u beson syve teksa sheh këtë ndryshim roles. Interesante është se Sali Berisha po rezulton, përveç përfituesve direktë që nuk njihen, si i vetmi shtetas shqiptar që mbron konçesionin e pambrojtshëm të skanimit në dogana. Duke folur për këtë çështje ai ndër të tjera tha: “Ju e keni frikë konçesionin e skanimit se jeni partia e kanabisit. Sepse skanimi ju nxjerr çdo gjë...Kontrata ishte për pika skanimi në të gjithë vendin me 38 euro për deklaratë, por shpenzim i zbritshëm. Çfarë bëtë ju? Ju e bëtë 22 euro duke negociuar dhe të ardhurën vjetore prej 14 milionë euro që parashikohej në kontratën e vjetër, nëse nuk arrihej, premtuat që ta plotësonit nga buxheti i shtetit”. Po a është e vërtetë kjo? Për aq sa shohim publikisht “Jo”. Të paktën një nga drejtuesit socialistë, Erjon Braçe, ka kërkuar publikisht hetimin “nga pikëpamja fiskale të këtij konçesioni”.

Comments

Submitted by Rapiskani (not verified) on

Sali Berisha eshte pronari i vertete i RAPISKANIT.
Adriatik LLALLA, po te kete bythe, dhe deshire per te denuar korupsionin, te arrestoje te parin Sali Berishen, e mandej te tjeret dalin vete.
Prandaj, duhet te hiqet patjeter, ky monster kryeprokuror.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.