Politikë
Gjykata Kushtetuese i thotë “jo” kërkesës së PD-së për mandatin e Valentina Leskajt: “Nuk është në juridiksionin tonë”
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur çështjen e konfliktit të interesit mes mandatut të deputetes Valentina Leskaj dhe përfitimit të fondeve publike nga djemtë e saj. Gjykata, e vënë në lëvizje nga një kërkesë e PD-së, por edhe nga disponimi i vetë deputetes, ka vendosur se kërksa nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për të legjitimuar shqyrtimin e çështjes prej saj. Gjykata ka çmuar se kërkesa siç është formuluar del jashtë juridiksionit të saj. Vendimi i shpëton mandatanin Valentina Leskajt, e cila është përfolur jo pak nga PD-ja.
Basha: Ndërkombëtarët bashkëpërgjegjës për dështimin e reformës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se në dështimin e reformës në drejtësi janë përgjegjës edhe ndërkombëtarët. Sipas tij heshtja pas takimit që pati me Ramën e atyre që në 25 vite kanë ndihmuar Shqipërinë i bën bashkëpërgjegjës në dështimin e reformës.
Kotzias: Bisedova për 1 orë me Ramën, nuk ma përmendi çështjen çame
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias komentoi për mediat greke vizitën dy ditore në Tiranë. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetua pezull, ndërsa tonet e theksuara për çështjen çame i quajti retorikë të brendshme të politikës shqiptare për nevoja elektorale.
Politika shqiptare me teza të njëjta para palës greke. PD-ja shmang përmendjen e çështjes së kufirit detar
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, mbyll sot një nga vizitat më të rëndësishme në Shqipëri. Ai ka qëndruar dy ditë dhe është takuar me të gjkthë drejtuesit kryesorë politikë e institucionalë në Shqipëri. Kotzias ka pranuar të flasë për çamët, por jo për një çështje “Çame”, ka diskutuar në një takim në universitet, ka prekur marrëdhëniet dypalëshe me homologun e tij, kryeministrin dhe Presidentin. Mbetet për t’u parë se çfarë hapash do të hidhen nga të dyja vendet për të zgjidhur ndonjë nga çështjet e konsideruara si probleme.
Pajisja përgjuese, kryeministri i kërkon ndjesë publike Italisë
Pas veprimeve të sotme të prokurorisë dhe shkarkimit, me vendim gjykate të drejtorit të Policisë, Haki Çako, kryeministri ka reaguar me këtë deklaratë:
"Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.
Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet
Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.
Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)
Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.
Fillon Plani B: Në kërkim të 94 votave për reformën në drejtësi
Edi Rama deklaroi në emisionin Top Story se Plani A (votimi i reformës në drejtësi me konsensus) dështoi sot në takimin që pati me Lulzim Bashën. Nga nesër, tha ai, fillon Plani B – drafti i reformës do të shkojë në Kuvend me synimin që të miratohet me të paktën 94 vota të deputeteve (mazhoranca ka sot rreth 87 vota). Pak orë më parë, Basha kishte paralajmëruar se drafti nuk do të votohej nga asnjë deputet i opozitës, nëse nuk arrihej konsensusi. Pak ditë më parë, edhe Ilir Meta kishte deklaruar se konsesnsusi është i domosdoshëm.