Politikë
“Shteti në prag të kolapsit. Kaos njësoj si ai i vitit 1997”
Deputeti Ben Blushi, pjesë e Partisë Socialiste ka deklaruar sot në emisionin “Të paftuarit” në “Ora-News”, se shteti shqiptar është në prag të katastrofës. “Bilanci i sotëm, pas tre vitesh, është katastrofal. Shteti për mua është në prag kolapsi, unë nuk besoj se kemi parë këtë kaos, përveçse në vitin ’97, apo në prag të atij viti. Shteti nuk funksionon. Shikoni se çfarë ndodh. Shqipëria sekuestron zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, 10 për qind e bashkive kanë rënë, se njerëzit që i drejtojnë kanë probleme me ligjin.
Procedura alla Valentina Leskaj, drafti për reformën në drejtësi futet ilegalisht në kalendarin e punimeve
Paraditen e sotme u bë publike se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, reformën në Drejtësi. Befas pasdite, pas drejtimit që i bëri seancës Valentina Leskaj, drafti është futur në kalendar. Por PD-ja pretendon se kjo është bërë fshehtas dhe pa dijeninë e saj.
Çmimi i një Drafti, Kryeministri: “Opozita nuk ka gjë në dorë”. Por sërish i kërkon votat
Ka ditë që flitet e përflitet për disa deputetë të Partisë Demokratike që mund ta “dredhin” e të votojnë për draftin e mazhorancës për reformën në drejtësi. Në kuadër të këtij pazari miliona eurosh që ka nisur e vazhdon ndërkohë, Partia Demokratike doli me qëndrimin, se nëse një nga deputetët e saj bën këtë gjë, ajo do të djegë mandatet. Çfarë legjitimiteti ka një reformë që miratohet me deputetë të trafikuar e të blerë, të cilët mandej do shiten si si deputetë me ndërgjegje shtetformuese?
"Ka nisur të flasë"
Partia Demokratike ka shpërndarë sot fjalën që mbajti sot në Parlament deputeti Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke e parë si një qëndrim zyrtar të PD-së në një seancë ku mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, po sjellim këtu pikën kryesore të fjalës së tij që ishte ajo e akuzës për implikim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në çështjen e përgjimeve.
Orë të vështira për ministrin e Brendshëm
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kohë që nuk ka çehre të mirë në fytyrë. Dy ditët e fundit e kanë vënë atë para faktit të shkarkimit të arrestimit të dy vartësve, shkarkimit të drejtorit të Policisë, Haki Çako, që pranoi përgjimin në prokurori. Zhvillime që janë tjerrur edhe nga politika me gjithfarë spekullimesh: ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri po i bën presion të madh ministrit të Drejtësisë për këtë çështje.
A ka raportuar drejt ambasadori Lu te Sekretarja Nulland? Pse PD u detyrua të publikojë email-et me zyrtarët e OPDAT?
Deklarata e ambasadës amerikane se qeveria u tregua fleksibël për reformën në drejtësi dhe opozita jo, shkaktoi një thyerje të madhe në raportet mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe opozitës zyrtare në Shqipëri.
Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të parlamentit, ikën dhe qershori me "më the të thashë"
Konferenca e kryetarëve miratoi me konsenus kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit pa përfshirë në axhendë votimin e paketës për reformën në drejtësi, çka do të thotë se reforma nuk do të marrë dritën jeshile as në qershor. Pas dështimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se drafti është gati të shkojë në parlament dhe të votohet. Por mesa duket përtej retorikës llogaritë e partive parlamentare bashkohen në një pikë, për të mos e kaluar ligjin të paktën për 3 javët e ardhshme.
Ambasada e SHBA: Mbështesim qeverinë për të çuar draftin e reformës për miratim. Apel deputetëve: Keni përgjegjësi individuale
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp ku shpreh zhgënjimin e saj mbi dështimin e takimit të 6 qershorit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ambasada vlerëosn se “qeveria shfaqi fleksibilitet, kurse opozita jo”. Një ditë pas takimit, Basha deklaroi se opsioni i vendeve të rezervuara, ishte sugjeruar nga ambasadori Donal Lu, ndërkohë që sot ka deklaruar se në dështimin e reformës, bashkëpërgjegjës janë edhe ambasadorët. Më poshtë deklarata, që është në mbështetje të hapur të qeverisë:
Kryeministri si kastigues gjykatash dhe gjykatësish
Një ditë pasi gjykata vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë, Haki Çako, në kuadër të hetimeve për pajisjen përgjuese, dy personat të prekur direkt në këtë aferë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, kanë reaguar duke përdorur gjuhën e forcës. Ministri shprehu që dje mbështetje për oficerët e shkarkuar, një sinjal që merr kuptime të tjera në kushtet e një personi që është në presionin hetimor.