"Ka nisur të flasë"
Partia Demokratike ka shpërndarë sot fjalën që mbajti sot në Parlament deputeti Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Duke e parë si një qëndrim zyrtar të PD-së në një seancë ku mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, po sjellim këtu pikën kryesore të fjalës së tij që ishte ajo e akuzës për implikim të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në çështjen e përgjimeve.
“Dy javë më parë unë denoncova futjen në Shqipëri në mënyrë të paligjshme të një pajisje përgjimi dhe përdorimin e saj po në mënyrë te paligjshme. Dy javë më parë unë ngrita alarmin se në Shqipëri është kryer Krimi Shtetëror i përgjimit të paligjshëm. Në komisionin e sigurisë kombëtare ju kapën ethet dhe u mbuluat në djersë të ftohta. Drejtori i policisë që është pezulluar nga detyra për këtë krim, e mohonte. I kishit caktuar te bënte rolin e memecit nga frika se do dekonspironte...Po ministri e pohonte. Pastaj e pohon drejtori, e mohon ministri. Jeni në alarm prej dy javësh. Keni blerë dhe siguruar heshtjen e Drejtorit të Policisë për ca kohë. Drejtori memec, ishte garancia juaj. Por drejtori e ka kuptuar se krimi është i rëndë. Gjuha është zgjidhur. Ka nisur të flasë. Sa më shumë flet ai, aq më shumë hidheni ju përpjetë ti dhe Edi Rama e sulmoni drejtësinë”, tha Noka. Ndoshta fjala është për dëshmitë e Haki Çakos në Prokurori.
Add new comment