Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të parlamentit, ikën dhe qershori me "më the të thashë"

Postuar në 09 Qershor, 2016 11:23

Konferenca e kryetarëve miratoi me konsenus kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit pa përfshirë në axhendë votimin e paketës për reformën në drejtësi, çka do të thotë se reforma nuk do të marrë dritën jeshile as në qershor. Pas dështimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se drafti është gati të shkojë në parlament dhe të votohet. Por mesa duket përtej retorikës llogaritë e partive parlamentare bashkohen në një pikë, për të mos e kaluar ligjin të paktën për 3 javët e ardhshme. Miratimin e reformës brenda qershorit e kishte premtuar edhe kreu i kuvendit Ilir Meta, por zhvillimet e fundit mund të kenë ndikuar në shtyrjen e shqyrtimit të paketës në parllament. Për votimin e saj nevojiten 94 vota dhe qeveria nuk i ka, por konsensusi me opozitën duket i vështirë sidomos pas reagimit të ambasadës amerikane që lavdëroi qeverinë për fleksibilitet. Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se koha për ta miratuar reformën në drejtësi është tani, por kjo mesa duket me orën e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.