kalendari
Historia e ngatërruar e kalendarit modern
Edhe pse ka për qëllim të vërë rend në jetën tonë, kalendari modern perëndimor ka një histori të çrregullt. Ngatërresa, pjesërisht, vjen për shkak të vështirësisë së bashkërendimit të orbitave të trupave qiellorë me ciklet e ditës dhe të natës dhe kalimin e stinëve. Viti i matur me rrotullimin e Tokës rreth Diellit është afërsisht 365.2422 ditë. Por edhe Hëna nuk i ka ditët e plota. Në harkun kohor të një viti, ka rreth 12.3683 muaj hënorë. Shoqëritë tradicionalisht janë përpjekur të sigurohen që të njëjtat stinë të koordinohen me të njëjtët muaj.
Ligji i mbetjeve sërish jashtë kalendarit të kuvendit
Ka mbetur sërish jashtë seancës së Kuvendit rishqyrtimi i ligjit për lejimin e importit të mbetjeve. Deputetët kanë në axhendën e tyre dekretin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për manaxhimin e integruar të mbetjeve, që i hapte rrugë edhe importit të tyre.
Megjithatë prej disa seancash, Kuvendi nuk e ka parashikuar diskutimin e dekretit në seancën plenare. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka firmosur edhe urdhrin që përcakton rendin e ditës të seancës së të enjtes, ku nuk është përfshirë diskutimi i dekretit të Nishanit.
Drafti “amerikan” i Kushtetutës në tryezat e deputetëve, miratohet futja në kalendar dhe votimi në 21 korrik (Rekomandimi)
Parlamenti miratoi futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të draftit të ndryshimeve kushtetuese, i cili pritet të shyrtohet në seancën e 21 Korrikut, sipas afateve të përmendura edhe nga ambasadori amerikan..Sot mbi tryezën e punes së deputetëve është vendosur një botim të ri i Kushtetutës, primtuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Drafti përmban një variant të përditësuar me amendamentet e reja që propozohen për t’u miratuar.
Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të parlamentit, ikën dhe qershori me "më the të thashë"
Konferenca e kryetarëve miratoi me konsenus kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit pa përfshirë në axhendë votimin e paketës për reformën në drejtësi, çka do të thotë se reforma nuk do të marrë dritën jeshile as në qershor. Pas dështimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se drafti është gati të shkojë në parlament dhe të votohet. Por mesa duket përtej retorikës llogaritë e partive parlamentare bashkohen në një pikë, për të mos e kaluar ligjin të paktën për 3 javët e ardhshme.