shtyhet
LSI bllokon komisionin për çështjen çame
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë të PDIU-së për ngritjen e një komisioni për ngjarjet në Çamëri pas Luftës së Dytë Botërore. Pengesa për këtë nismë të partisë së Idrizit ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën. Kjo është përplasja e radhës mes dy partive që janë në garë se kush do të mbajë vendin e dytë në koalicionin e majtë.
Projeksionet për një reformë që do shtyhet
Projeksionet e Bashës janë për shtyrjen me një vit të reformës në drejtësi, zvarritje që në fakt ai ia faturon kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha komentoi kërkesën e Gramoz Rruçit për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi.
Nuk mblidhet seanca plenare, parlamenti në kërkim të konsensusit
Kuvendi nuk ka parashikuar në kalendarin trejavor të punimeve mbajtjen e seancës plenare këtë të enjte. Kjo u ka dhënë mundësi dy grupimeve kryesore politike në vend, që të tentojnë edhe për një javë tjetër gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me pikën që ka bllokuar finalizimin e këtij procesi të gjatë dhe që ka të bëjë pikërisht me vendet e rezervuara në 4 nga institucionet e reja që krijohen në piramidën e sistemit të drejtësisë.
Reforma në drejtësi nuk përfshihet në kalendarin 3-javor të parlamentit, ikën dhe qershori me "më the të thashë"
Konferenca e kryetarëve miratoi me konsenus kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit pa përfshirë në axhendë votimin e paketës për reformën në drejtësi, çka do të thotë se reforma nuk do të marrë dritën jeshile as në qershor. Pas dështimit të takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama tha se drafti është gati të shkojë në parlament dhe të votohet. Por mesa duket përtej retorikës llogaritë e partive parlamentare bashkohen në një pikë, për të mos e kaluar ligjin të paktën për 3 javët e ardhshme.
Hezitimi për t'i dhënë masën e sigurisë Emiljano Shullazit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Për këta persona “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka Sipas Prokurorisë, ka ngriturr akuzat e “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”.