Nuk mblidhet seanca plenare, parlamenti në kërkim të konsensusit
Kuvendi nuk ka parashikuar në kalendarin trejavor të punimeve mbajtjen e seancës plenare këtë të enjte. Kjo u ka dhënë mundësi dy grupimeve kryesore politike në vend, që të tentojnë edhe për një javë tjetër gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me pikën që ka bllokuar finalizimin e këtij procesi të gjatë dhe që ka të bëjë pikërisht me vendet e rezervuara në 4 nga institucionet e reja që krijohen në piramidën e sistemit të drejtësisë.
Në fakt, tashmë mbetet vetëm çështje e vullnetit politik të palëve për të gjetur zgjidhje dhe vijimin e procesit legjislativ për miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese.
Kjo pasi Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi e ka mbyllur tashmë punën e vet dhe tashmë çdo gjë mbetet në dorë të seancës plenare. Tërheqja e ndërkombëtarëve dhe qëndrimet ekstreme të palëve japin pak shanse për arritjen e një konsensusi, megjithatë mbetet për tu parë nëse qeveria do të sigurojë 94 votat qëni duhen për të votuar reformën.
Add new comment