A ka raportuar drejt ambasadori Lu te Sekretarja Nulland? Pse PD u detyrua të publikojë email-et me zyrtarët e OPDAT?

Postuar në 09 Qershor, 2016 12:26

Deklarata e ambasadës amerikane se qeveria u tregua fleksibël për reformën në drejtësi dhe opozita jo, shkaktoi një thyerje të madhe në raportet mes selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe opozitës zyrtare në Shqipëri. Partia Demokratike u detyrua mbrëmë të publikojë korrespondencën elektronike me zyrtarë të OPDAT për të treguar se ka patur komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe se i është përmbajtur një prej varianteve të propozuara prej tyre për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë.  Ndërsa ish-kryeministri Berisha deklaroi pak ditë më parë se një zyrtar i huaj i ka raportuar ndryshe qeverisë së tij nga sa ka biseduar me drejtues të opozitës. Ditët e fundit me Berishën dhe kreun e Partisë Demokratike ka biseduar në telefon Sekretarja Nulland, e cila ka patur komunikim direkt me ta për këtë çështje, reformën në drejtësi. Deklaratat e Berishës erdhën fill pas këtij momenti dhe pikëpyetjet shtohen nëse është ambasadori Lu zyrtari që i raportoi ndryshe qeverisë së tij.

 

Comments

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

ore ju te respublikas u bet dhe ju si tema dita dhe gazeta 55..ishit mire ca kohe vinit ne dukje anet negative qofshin te ps apo te pd..luja paska raportuar gabim..vllahutin paska ber orale e shkrim ne zyren e rames..nulandi me mogherinin jane te dyja ne diten e pare te punes..sbulohet muti me shurre thote fhsatari ne menyre vulgare..ka aq mekate rama sa te mbani me laajme tere diten,po mos dilni e na flisni per imperialismin amerikan e microborgjezine europiane se eshte turp..rrini mos beni koment lereni ne hije nese se gelltit dot cte ka thene usa me be,po te nisesh me ide conspirative komuniste qofshi ju qe jeni

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.