Donald Lu
Rrëzoni kryeministrin, që ta keni mirë me Amerikën
Departamenti amerikan i Shtetit nxiti Pakistanin të largonte kryeministrin Imran Khan nga detyra, vitin e kaluar, si ndëshkim për qëndrimin e tij neutral në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur “The Intercept”, e cila citon një kabllogram sekret diplomatik të marrë nga një burim ushtarak pakistanez.
Kërkuan që subjektet e vetingut të mos ankoheshin në Gjykatë Kushtetuese
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një emision televizv në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet politike në vend.
Përveç protestave dhe situatës së krijuar me to, z. Berisha ka zbuluar disa episode të reformës në drejtësi. Sipas tij, Partia Demokratike bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me dy ambasadorë sipas të cilës përveç ndryshimeve kushtetuese edhe ligjet organike që pasonin do të miratoheshin me konsensus. Në këtë kuadër PD-ja dha dakordësinë për miratimin e ndryshimeve të 21 gushtit por që më pas nuk u pasua nga konsensusi i premtuar.
Guvernator në Albanistan, thjesht ambasador në Kirgizi
E mbani mend Donald Lunë? Nëse jo ua kujtojmë ne: ka qenë ambasador i SHBA në Shqipëri. Ishte ai që sillej si Guvernator i këtij vendi të mrekullueshëm siç edhe ironizonte kur binte rasti, dhe ndoshta edhe e mendonte me të vërtetë. Fliste për reformën në drejtësi, pastaj dërgonte sms shantazhuese deputetëve të Parlamentit ta votonin, organizonte protesta, na quante dele. Të gjitha i bëri Donaldi që u ndje pakëz mbret në këtë qoshk të Europës Juglindore.
“Miu” i sms-ve shantazhuese e la litarin pas
Kryeministri i Shqipërisë ka konsumuar dje publikisht një atentat ndaj parimeve të funksionimit të shtetit demokratik. Teksa prezantonte paketën e re ligjore të quajtur anti-KÇK, zoti Rama paralajmëroi se ata deputetë që votojnë kundër ligjit do të përjashtohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Donald, Donald, Donald...
Ish-ambasadori Shaban Murati bën këtë vëzhgim në faqen e vet në Facebook:
Nuk ka protokoll diplomatik dhe etik në botë që të shpjegojë se përse një ambasador perëndimor në largim, përveç se me figurat kryesore të shtetit, duhej të zhvillonte takime lamtumire me peshqit e mëdhej të politikës shqiptare, të cilët i ka bërë copash dhe e kanë bërë copash gjatë mandatit të tij diplomatik në Shqipëri. Kjo të kujton një barceletë të bukur shkodrane të kohës së komunizmit:
Donald Lu përgënjeshtron PS-në
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë sot në Vizion Plus intervistën e tij të fundit. I pyetur gjerë e gjatë, Lu ka bërë komente dhe vlerësimet e veta, mes të cilave bie në sy deklarimi i tij për mbështetjen që Sali Berisha ka dhënë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Në ndryshim nga perceptimi i përgjithshëm dhe propaganda qeveritare, Lu ka sqaruar se:
Suksese në jetë o peshkatar me rrjetën bosh!
Shqipëria politike përjeton këto kohë momente ngashërimi. Romana Vlahutin iku nga Shqipëria dke lënë pas fjalët më të mira për atdheun tonë.
Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.
Ministri i Brendshëm në ankand politik...
Nëse në këtë zhurmë do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën
Donald Lu paralajmëron arrestimin e Tahirit
Hetimet mund të çojnë shumë shpejt Sajmir Tahirin drejt ndjekjes penale. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi në emisionin opinion se për departamentin e Shtetit hetimi për ish-ministrin e Brendshëm por edhe ai për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi do të provojnë nëse prokuroria do të veprojë e pandikuar politikisht.