Donald Lu përgënjeshtron PS-në
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë sot në Vizion Plus intervistën e tij të fundit. I pyetur gjerë e gjatë, Lu ka bërë komente dhe vlerësimet e veta, mes të cilave bie në sy deklarimi i tij për mbështetjen që Sali Berisha ka dhënë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Në ndryshim nga perceptimi i përgjithshëm dhe propaganda qeveritare, Lu ka sqaruar se:
Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha
Një deklarim që zbardh një pjesë të së vërtetës e cila mbahet e fshehur nën zhurmën mediatike se PD-ja nuk do reformën, kurse PS-ja mezi pop ret që të bëhet drejtësia. Një dhuratë e këndshme për qeverinë nga ish-ambasadori amerikan.
Add new comment