spak
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin e Xhafajt
SPAK nuk do të jetë pjesë e Komisionit të Antikorrupsionit. Institucioni i akuzës njoftoi se vendimi për këtë ka qenë unanim, ndërsa do ta asistojë komisionin në fjalë me opinione ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme.
Përgjimet në SKY ECC/ Urdhra arresti për eksponentë të krimit dhe efektivë policie
Dhjetëra urdhra arresti janë lëshuar në kuadër të një operacioni të gjerë të SPAK kundër krimit të organizuar në Tiranë e Durrës. Operacioni i koduar “Plumbi i artë 2” është vijim i operacionit me të njëjtin emër, i nisur në vitin 2022 dhe bazohet mbi hetimet për bisedat në SKY ECC.
Mes emrave për të cilët janë lëshuar masa sigurie ka eksponentë të krimit, si Talo Çela dhe Hajdar Çopja, ish-gjyqtarja e shkarkuar nga vetingu Pajtime Fetahu, ndaj të cilës është vendosur masa 'arrest shtëpie', si dhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj dhe dy efektivë policie.
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e sotëm me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga GJKKO.
Beqaj u vu në pranga në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim me fondet gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik.
Në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij: Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.
Meta: SPAK mund të hetojë vetëm laraskat
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumani.
Meta tha se sot se Dumani po vret demokracinë në Shqipëri dhe nuk mund të hetojë Partinë e Lirisë.
Tre drejtorë të Veliajt shkojnë në burg
Dy ish-drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar sot me urdhër të SPAK. Në kuadër të dosjes 5D, në pranga përfunduan Redjan Molla dhe Mariglen Qato, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Dumani: Korrupsion ka, por e denoncon vetëm KLSH
SPAK ka nisur me iniciativën e vet disa hetime për korrupsion në institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, pavarësisht se i kanë mekanizmat, nuk kanë bërë asnjë kallëzim në organin e akuzës.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehet se në institucione si Tatimet dhe Doganat është e sigurt që ka korrupsion, por të vetmet kallëzime që shkojnë në prokurori janë ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Thirret në SPAK ish-këshilltari i Ramës, Dorian Duçka
Dorian Duçka, ish-këshilltari i Jashtëm i kryeministrit Rama është paraqitur sot në SPAK. Emri i Duçkës doli në çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
Mbetet e paqartë arsyeja e thirrjes së tij në organin e akuzës, pasi SPAK nuk ka nisur asnjë hetim në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Në aktakuzën amerikane, Duçka paraqitet si njeriu që ka shërbyer si urë lidhëse mes kryeministrit Rama dhe Charles McGonigal, në dy vizitat e tij në Shqipëri, por edhe takimet në SHBA.
SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.
Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Privatizimi i klubit sportiv “Partizani”, akuzat që rëndojnë mbi Berishën dhe Malltezin
Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin, Jamarbër Malltezi. Një ditë pasi policia ekzekutoi urdhrin e SPAK për arrestimin e Malltezit dhe njohu ish-kryeministrin me masën për detyrim paraqitjeje, organi i akuzës ka publikuar veprat për të cilat akuzohen tre të dyshuarit.
Objekti i hetimit është privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.
Policë, prokurorë e biznesmenë/ Të gjithë të pleksur me krimin
Përgjimi i bisedave në “Sky” dhe Enchro chat” ka hedhur dritë mbi një vrasje dhe tri tentativa për vrasje, ngjarje që lidhen me arrestimet e kryera me kërkesë të SPAK të enjten.
Në pranga ranë ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe disa të tjerë.
Komunikimi i përgjuar zbardhi rolin e Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro.