SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit

Postuar në 25 Tetor, 2023 12:51

Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.

Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Dyshimi për falsifikim nga ana e Gaçit është ngritur pasi nga hetimi ka rezultuar se origjina e kësaj prone është përfituar me dokumente të falsifikuara.

Më 2 shtator, Fredi Beleri, i cili fitoi zgjedhjet si kyebashkiak i Himarës, denoncoi në SPAK Olta Xhaçkën, Artan Gaçin dhe ish-kreun e Bashkisë, Jorgo Goro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.