fredi beleri
Amerikanët më kërkuan dorëheqjen! Amerikanizmi si sëmundje endemike
Në një intervistë për RTSh, europarlamentari Fredi Beleri ka deklaruar gjatë kohës së qëndrimit në burg i është kërkuar nga partnerë të Shqipërisë që të japë dorëheqje nga mandati i fituar në zgjedhjet lokale. Beleri ka pranuar se mes ofertuesve për dorëheqje kanë qenë amerikanët, që mesa duket kanë vepruar në krizën 16 mujore që përfundoi me vjedhjen e zgjedhjeve nga kukulla me emrin Vangjel Tavo dhe caktimi në Prefekturën e Vlorës të Kristaq Kiços.
Lejohet të betohet në Europë
Fredi Beleri ka siguruar lejen për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të betohet si eurodeputet.
Mediat greke raportojnë se Beleri do të udhëtojë të hënën drejt Athinës, nga ku më pas do të zhvendoset në Strasburg, për të marrë pjesë në mbledhjen e PE si eurodeputet i zgjedhur.
Mediat: Negociata pas shtatorit mes Shqipërisë e Greqisë
Vizitat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë dhe Himarë kanë ngrirë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Për MCN, gazetari i Kathimerini, Vasilis Nedos, tha se atmosfera mes dy shteteve nuk është e mirë, edhe pse ka kanale diplomatike, por negociata për të riparuar marrëdhëniet mund të fillojnë vetëm pas shtatorit. Sipas tij, qeveria greke e ka humbur besimin tek Edi Rama pas veprimeve të fundit të tij.
KE: Mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të bëhen pengesë për anëtarësimin në BE
Komisioni Evropian përsërit qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.
Duke iu referuar mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë, zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero, tha se ato nuk kanë pse bëhen pengesë për integrimin e dy vendeve.
Mediat greke: Beleri, kandidat për eurodeputet
Fredi Beleri mund të jetë në listat e kandidatëve të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane. Mediat greke raportojnë se zyrtarizimi i kandidaturës së tij nga partia e kryeministrit grek, Mitsotakis, do të bëhet shumë shpejt.
Z. Xhufi, në Himarën megjithë Labëri, votuan Fredi Belerin Jo Edin. Gëlltite!
SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.
Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Dendias: Me Belerin në burg, Shqipëria rrezikon rrugën europiane
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, sa i përket çështjes Beleri, thotë se arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me shtetin e së drejtës. si e tillë, sipas tij, ajo nuk prek vetëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet mes Tiranës dhe Brukselit.
Greqia kërkon lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit
Ministri i Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit gjatë takimit me homologen Olta Xhaçka.
Dy krerët e diplomacisë së dy vendeve u takuan në Oslo, në kuadër të Samitit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Kathimerini.
Arrestohet Fredi Beleri
Kandidati i koalicionit, ‘"Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sē premtes.
Beleri ndodhej në restoranin e tij në Himarë kur u shoqërua ne polici, me dyshimin për blerje votash.
Kandidati i të djathtës u shoqërua nga uniformat blu të komisariatit të Himarës, për llogari të Prokurorisë së Vlorës.
Pas këtij të fundit, Beleri u transferua në Vlorē.