Dendias: Me Belerin në burg, Shqipëria rrezikon rrugën europiane
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, sa i përket çështjes Beleri, thotë se arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me shtetin e së drejtës. si e tillë, sipas tij, ajo nuk prek vetëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet mes Tiranës dhe Brukselit.
Pala greke është njohur me dosjen, e kemi lexuar dhe e dimë se çfarë përmban ajo, nëse është serioze ose jo. Unë dua ta ritheksoj se mbajtja në burg e një kryebashkiaku të zgjedhur me atë dosje dhe pa u gjykuar akoma mendoj se është përtej shtetit të së drejtës në një vend europian. Mendoj se është mirë që pala shqiptare ta kuptojë se për të shkuar drejt familjes europiane është e domosdoshme që të kemi një shtet të së drejtës, për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë. Me këtë sjellje të qeverisë shqiptare kam frikë se ngrihen pikëpyetje serioze në këtë drejtim.
Nuk e konsideroj si një çështje vetëm mes Greqisë dhe Shqipërisë, është një çështje e Shqipërisë me Bashkimin Europian që ka të bëjë me shtetin e së drejtës. Jam tejet i mërzitur sepse kam punuar shumë për marrëdhëniet shqiptaro-greke, besoj shumë në perspektivën europiane të Shqipërisë, besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë miqtë dhe aleatët më të mirë siç besojnë dhe shumë të tjerë në Greqi dhe Europë por ka disa kritere që duhen përmbushur. Duhen të bëjnë shumë kujdes me këtë çështje!
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, me dyshimin për shitblerje votash. Beleri u shpall fitues me 19 vota më shumë se kundërshtari, ndërkohë që vijon ende të mbetet në burg.
Në gusht përfundon mandati i kryebashkiakeve ende në detyrë. Mungesa e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur lë në detyrë paraardhësin, një precedent ky i parë në Shkodër në vitin 2019.
Add new comment