Lejohet të betohet në Europë

Postuar në 13 Korrik, 2024 00:15

Fredi Beleri ka siguruar lejen për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të betohet si eurodeputet.

Mediat greke raportojnë se Beleri do të udhëtojë të hënën drejt Athinës, nga ku më pas do të zhvendoset në Strasburg, për të marrë pjesë në mbledhjen e PE si eurodeputet i zgjedhur.

ERT raporton se “Fredi Beleri ka marrë leje për të shkuar në Strasburg dhe për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë për në Athinë të hënën në mëngjes dhe më pas do të transferohet në Strasburg”.

Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve pritet të shprehet të shtunën.

Beleri e fitoi mandatin e eurodeputetit në zgjedhjet europiane të qershorit, nën siglën e Demokracisë së Re të kryeministrit grek, Micotakis.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk u betua kurrë si i tillë, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Ai u shpall fitues ndërkohë që ndodhej në burg për akuzën e blerjes së votës.

Një vit pas arrestimit, në fillim të muajit maj, Beleri u dënua me dy vjet burg për korrupsion në zgjedhje. Përgjatë një viti, Beleri e kërkoi të drejtën për t’u lejuar të betohej si kryebashkiak i zgjedhur me shumicën e votave të qytetarëve të Himarës, por u refuzua në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vetëm një muaj pas vendimit, ai u zgjodh eurodeputet me 237 mijë vota, duke u renditur i katërti më i votuar në shtetin helen.                                   

Comments

Submitted by X (not verified) on

Nje gje ben pershtypje! Po e marrim qe gjerat jane sic duken, pra qe Rama ka drejtesine 100% nen kontroll dhe ka bere gjithcka qe Beleri te mos marre mandatin ne Himare!

A ka logjike qe Rama ka zgjedhur gjithe kete rruge te gjate, me tensione te brendshme e te jashtme gjithe peripeci kur ka mundur krejt lehte te nderronte rezultatin e zgjedhjeve. Beleri pati fituar me nje difference me pak se 20 vota. PS e ka patur shume lehte manipulimin me komisionere per aq pak vota ndryshim rezultati!

Se keshtu na del qe n.q.s. drejtesine e ka Rama ne dore atehere KQZ e paskemi te shenjte e me principe te forta! Pra paskemi nje institucion me te forte se Rama vete!

Submitted by redaksia on

Tani te thuash qe "Edi Rama zgjodhi nje rruge", e mbivlereson pak si shume personin ne fjale. I cili improvizon. Nese nuk do te ishte keshtu nuk do te ishim ne kete derexhe, ku ai mbrohet vetem me teorine e dardhave. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.