himare
SPAK vë nën sekuestro investimin strategjik të Artan Gaçit
Prokuroria e Posaçme SPAK ka vënë nën sekuestro 5512 m2 truall në zonën e Palasës në Himarë, e cila i është dhënë ish-deputetit socialist Artan Gaçi, në cilësinë e investitorit strategjik.
Trualli mbi të cilin po ndërtohet një resort turistik është tashmë nën sekuestro preventive, pasi bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme është nën hetim për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.
Hetimi lidhur me pronën vjen pas kallëzimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Belerit, ndaj Artan Gaçit dhe kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
Arrestohet Fredi Beleri
Kandidati i koalicionit, ‘"Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sē premtes.
Beleri ndodhej në restoranin e tij në Himarë kur u shoqërua ne polici, me dyshimin për blerje votash.
Kandidati i të djathtës u shoqërua nga uniformat blu të komisariatit të Himarës, për llogari të Prokurorisë së Vlorës.
Pas këtij të fundit, Beleri u transferua në Vlorē.
Trahanaja me emrin qeverisje*
Lexoni se çfarë lloj katrahure është qeverisja në Shqipëri. Lajmi është ky:
Dhjetë të rinj nga Himara raportohet se u shoqëruan në polici pasi lartësuan në një kodrinë pranë Manastirit të Fjetjes së Marisë, simbolin e kryqi
Reagimi siç mund të merrej me mend është kështu:
Ambasadorët e vendeve të BE-së inspektim në Himarë
Ambasadorët e vendeve evropiane do të vizitojnë ditët e ardhshme Himarën, pas tensioneve që ndodhën gjatë mbledhjes së Këshillit Bshkiak të Himarës dhe shoqërimin e disa banorëve nga policia. Në mbledhje i vendos të zbatohej një vendim qeveritar për konfiskimin dhe prishjen e pronave të disa banorëve, disa prej të cilëve kanë shtetësi greke.
Hahn: S'kam dëshmi për shkelje ndaj pakicave në Himarë
Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek.
Lista “e zezë” e himariotëve që do u hiqet shtetësia greke
Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim ku bën fjalë për një nismë të qeverisë greke për t’i hequr nënshtetësinë greke shumë himariotëve apo banorëve të bregut, të cilët punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë.
Hetim administrativ praktikave të Bashkisë së Himarës
Avokati i Popullit, Totozani, së bashku me një grup ekspertësh ishte në Bashkinë e Himarës, ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e banorëve të kësaj zone. Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, pas të cilit tha se do të nisë një hetim administrativ për praktikat e ndjekura nga bashkia e Himarës.
Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë, Greqia paralajmëron veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryebashkaikut të Himarës Gjergj Goro për prishjen e 19 shtëpive në Himarë. Një tjetër episod që i shtohet klimës së acaruar mes dy vendeve, të shenjuar ditët e fundit nga deklarata dhe kundërdeklarata për çështjen çame. Greqia e ka quajtur provokim lajmërimin e banorëve për prishjen e banesave në 28 Tetor, Ditën Kombëtare të “Jo-së” greke kundër fashizmit.
Protesta e Himarës: “Toka është e himarjotëve dhe kështu do të mbetet”. Merr pjesë edhe Mediu me Dulen
Protesta e paralajmëruar në Himarë është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente. Nga materiali video që është publikuar nga televizoni lokal “sarandweb”, përcillen disa elementë që mund të nënvizohen:
Grekoamerikani Nicholas Cage në mbështetje të protestave në Himarë
Përplasja e qeverisë me banorët e Himarës pritet të përshkallëzohet. Ditën e dielë janë parashikuar protesta për të kundërshtuar projektin që parashikon prishjen e disa objekteve në qendër të qytetit.