himare
Kërkohet anullimi i çdo projekti që cënon pronat në bregdet
Partia Republikne u është bashkuar zërave që i kërkon qeverisë të regjistrojë pronat e banorëve të Himarës dhe të mos avancojë në projekte që cënojnë pronat e bamorëve. Në një deklaratë për shtyp, kryetari Fatmir Mediu tha se dënon cdo forme te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit.
Njësoj si për grabitjen në Rinas edhe për turistin e vrarë në Himarë, Policia: “Përgjegjësia e Bashkisë”
Vdekja e një turisit rus sot në Himarë ka nxjerrë në dritë një problem për të cilin asnjëherë nuk janë marrë masa: siguria në plazhe. E cila përfshin edhe vijat kufizuese për lëvizjen e mjeteve motorrike në ujë, të cilat sa herë që ndalohen, ndalohen nga policia. Por kjo e fundit ka këtë shpjegim për atë që ndodhi sot:
Qeveria jep për 20 vjet në përdorim bregun e Palasës dhe Himarës. Përfituesi, Samir Mane
Një pjesë e vijës bregdetare në Palasë e Himarë do t’i jepet për 20 vjet në përdorim një resorti turistik që po ndërtohet nga Balfin Grup, që drejtohet nga Samir Mane. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se qeveria vendos lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.
"Do të derdhim gjak për pronat tona në Himarë"
“Kërkojmë nga Bashkia Himarë transparencë për projktet, duhet të konsultohet me qytetarët” - ka qënë kjo deklarata e Nikollaq Neranxit, Drejtorit Ekzekutiv i Shoqatës së Komunitetit Himariot. I ftuar në studion e TemA TV, Neranxi shpjegoi konfliktin e dhunshëm të pak ditëve më parë në Këshillin Bashkiak, konflikt që sipas tij buron nga terri informativ në të cilin janë lënë banorët. Sa i përket çështjes së pronave, Neranxi tha se himariotët do të derdhin gjak për të përfituar titujt e pronësisë.
Çfarë po ndodh me pronat? Sherr në Këshillin Bashkiak të Himarës (Video)
Ka degjeneruar në dhunë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa ishte për diskutim një çështje shumë e ndjeshme, ajo e regjistrimit të pronave. Teksa këshilltarët ishin në mbledhje dhe kishin nisur dikutimet, me praninë edhe të disa banorëve, disa persona kanë hyrë në mbledhje dhe aty ka nisur konflikti që degjeneroi në dhunë.
Korrupsioni poshtë, duhen zarfa të marrësh leje në Bashkinë e Himarës
Një emigrant i kthyer nga Italia ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” drejtuesit e Bashkisë së Himarës për dhënien e një leje ndërtimi provizore në plazh, në këmbim të rryshfetit. Emigranti rrëfeu për emisioin sesi në Bashkinë e Himarës, përveç dokumentacionit i kërkuan të dorëzonte edhe dy zarfe me parà. Ai ka regjistruar bisedën me inxhinierin e bashkisë, Sokray Kreku, i cili luante dhe rolin e sekserit.
Kush po ndërton në rërë në Livadh të Himarës?
Fotoja përcillet nga ish-kryemimistri Sali Berisha që shkruan se hoteli është i Kokëdhimës dhe Edi Ramës. Përtej akuzave që duhen provuar, pyetja është: si lejohet një gjë e tillë?
https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=ts&fref=ts