Përshkallëzohet tensioni Tiranë-Athinë, Greqia paralajmëron veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Postuar në 30 Tetor, 2016 21:31

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryebashkaikut të Himarës Gjergj Goro për prishjen e 19 shtëpive në Himarë. Një tjetër episod që i shtohet klimës së acaruar mes dy vendeve, të shenjuar ditët e fundit nga deklarata dhe kundërdeklarata për çështjen çame. Greqia e ka quajtur provokim lajmërimin e banorëve për prishjen e banesave në 28 Tetor, Ditën Kombëtare të “Jo-së” greke kundër fashizmit.

“Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e tjera të banesave”, theksohet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Greqisë kujton se rruga për integrimin në Bashkimin Evropian kalon përmes respektimit të minoriteteve.

“Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratë.

Ministria e drejtuar nga Nikos Kotzias kujton se Athina zyrtare po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën në Himarë përmes ambasadës së saj në Shqipëri.

http://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/anakoinose-upourgeiou-ex...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.