Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Postuar në 04 Korrik, 2024 10:11

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e sotëm me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga GJKKO.

Beqaj u vu në pranga në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim me fondet gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik.

Në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij: Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.

Ndaj ish-ministrit, në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë shtetit", për akuzën "shpërdorim detyre", për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

E njëjta çështje ka çuar në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

 

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Një drejtësi e munguar ndër vite por nuk kishte kohë spaku të shikonte këtë bateri që po i bëhesh shqiptarëve por nuk është vetëm Ilir Beqja ka edhe të tjerë që kanë punuar me të është Vilma Nushi e tmerrshmja e ilaçeve por peshku qelbet nga koka okej e gjithë qeveria është kandidat për burg

Submitted by tex (not verified) on

paska qene strateg ky krietari i Agjensis Shtetërore te Programimit Strategjik:)

Submitted by Taras (not verified) on

Po Dosh Tomi kur do te futet?
E ropi kombin duke u shitur barna te skaduara indiane qe ministria e shendetesise e lejonte.

Submitted by Andreas (not verified) on

Shyqyr qe kemi kryeministrin te ndershem, te pafajshem e patriot, pa per te tjeret nuk na intereson e çfare bejne!

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

Ka burgje Shqiperia per te gjithe kriminelet?!
Ka mjaftueshem spitale psikiatrike ?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.