Dumani: Korrupsion ka, por e denoncon vetëm KLSH
SPAK ka nisur me iniciativën e vet disa hetime për korrupsion në institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, pavarësisht se i kanë mekanizmat, nuk kanë bërë asnjë kallëzim në organin e akuzës.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehet se në institucione si Tatimet dhe Doganat është e sigurt që ka korrupsion, por të vetmet kallëzime që shkojnë në prokurori janë ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Auditet e Tatimeve dhe Doganave nuk kanë bërë asnjë kallëzim për korrupsion brenda këtyre institucioneve. A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq edhe nga institucionet e tjera, numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e Shtetit herë pas here depozitojnë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Në këtë situatë, SPAK ka nisur me iniciativën e vet një numër të lartë hetimesh”, ka deklaruar ai.
Add new comment