Politikë
Firmosin 33 që drafti të shkojë për votim, shpresa e vetme për miratim të ketë rrjedhje votash nga PD
Vizita e kësaj të premte në selinë e Partisë Demokratike duket se ishte përpjekja e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu që Partia Demokratike të jepte konsensusin për draftin e reformës në drejtësi. Pak orë pas kësaj vizite, kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa i përcolli kryetarit të Kuvendit Ilir Meta kërkesën e firmosur nga 33 deputetë të mazhorancës për ta futur draftin e reformës në procedurë parlamentare.
Informacioni i munguar nga Bashkia Tiranë, Gjykata rrëzoi kërkesat që kishin kaluar afatin e ankimimit. Olli: “Do ridepozitojmë kërkesat”
Sot këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës kanë deklaruar se kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative për kërkesën për informacion që kanë bërë ndaj Bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj. Mirëpo pak më vonë doli në qarkullim një lajm se kjo nuk ishte e vërtetë, se gjykata ka rrëzuar kërkesën e këshilltarëve të PD-së. Ngjan disi e çuditshme sesi gjykata mund të rrëzojë një kërkesë për informacion!!!
Rikualifikimi Urban i Himarës, PBDNJ: Studimet amatoreske synojnë çrrënjosjen e helenizmit dhe ndryshimin demografik të zonës
Dega e OMONOIA-s dhe e PBDNJ-së Himarë kanë ngritur shqetësimin se plani për Rikualifikimin Urban të qendrës së Himarës ka për qëllim dëmtimin dhe çrrënjosjen e komunitetit helen të Himarës dhe ndryshimin demografik të kësaj zone. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se ky shqetësim i është përcjellë qysh vitin e kaluar kryeministrit Rama, por ai e ka shpërfillur.
Edhe Koço Kokëdhima kundër miratimit të njëanshëm të reformës në drejtësi
Mënyra sesi Partia Socialiste kërkon të miratojë reformën në drejtësi po gjen kundërshtarëedhe vetë brenda saj. Ish- deputeti dhe aktualisht Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima thotë se “Reforma në drejtësi, Partia Socialiste nuk mund ta miratojë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj”.
Më poshtë qëndrimi i plotë i Kokëdhimës:
Këshilltarët e PD-së në Bashkinë Tiranë fitojnë gjyqin. Gjykata detyron kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj të japë informacion
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj detyrihet nga Gjykata Administrative që të japë informacion për këshilltarët e kësaj bashkie që i përkasin Partisë Demokratike. Situata absurde u bë e njohur para disa javësh kur këshilltarët denoncuan mosdhënien e informacionit duke paralajmëruar padinë civile. “Ashtu sikundër ju kemi bërë me dije, prej më shumë se 2 muajsh kemi qenë të detyruar, si rezultat i teatrit absurd të z.Veliaj, për të fshehur çdo informacion, t’i drejtohemi Gjykatës Administrative.
Lu kthehet në selinë e PD-së
Ndonëse kritikoi Partinë Demokratike për mungesë fleksibiliteti në negociatat për reformën në drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu është rikthyer në selinë e opozitës për të vazhduar ndërmjetësimin. Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe selisë së Shteteve të Bashkuara në Tiranë kanë pësuar krisje aq sa zyra për shtyp e PD-së publikoi email-e të komunikimit të saj me ekspertë të OBDAT për nenet e reformës.
Dosjet nuk hapen as kësaj radhe
Dosjet, ato ku ende gjithfarë pseudonimesh, jetojnë pa u identifkuar, nuk do të hapen as këtë sesion parlamentar. Politika, edhe qeveria e tanishme, e ka shumë të vështirë t’u thotë shqiptarëve ja krimi i Diktaturës. Kanë kaluar 25 vjet, por mbulimi dhe fshehja janë e vetmja fotosintezë për këtë politikë që nuk lëshon pe, nuk i hap rrugë të ardhmes, në emër të një instrumenti që tanimë është thjesht dhe vetëm taktik. Daut Gumeni, një publicist që vjen nga përndjekja politike, thotë për “Javanews” se kjo që po ndodh tregon se “procesi nuk ka vëmendjen e duhur”.
Dule deklaron votën kundër Reformës në Drejtësi
Në kohën kur nga partnerët ndërkombëtarë vijnë sinjale që deputetët të votojnë në mënyrë të pavarur për reformën në drejtësi,mazhoranca humbet një tjetër votë të ish-aleatit të saj. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule doli me një deklaratë për shtyp ku përveçse inkurajoi dialogun kërkoi që mazhoranca të plotësojë kërrkesën e opozitës për nenin 88.
Reforma dhe dialogu, dy të pamundurat e Shqipërisë që i “japin” melankoli ambasadores Vlahutin
Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, ka provuar sot shijen e shpërfilljes nga përfaqësues të qeverisë shqiptare. Top-Channel raporton se zv.ministrja e Integrimit, Eralda çani është vonuar për 15 minuta në një takim me studentë në kuadër të avantazheve që ka Shqipëria nga integrimi në BE. Zv.ministrja i ka shtuar ëmbëlsirën vonesës së vet: “Unë në fakt nuk di çfarë mund të them.
Nuk ka pazar. LSI: Konsensus ose referendum për reformën në drejtësi. Rayerson bëri reformën e Plepave, i fundit që duhet të flasë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka artikuluar sot në mënyrë të qartë se cili është pozicioni i saj për procedurën politike të miratimit të reformës në drejtësi. Nëse aleati i saj kryesor në qeveri, Partia Socialiste ka hapur mundësinë e rrjedhjes së votave nga opozita, LSI-ja ka dalë sot kundër. “Kjo do të çonte në një tjetër krizë politike”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së. Sipas tij, nëse opozita nuk jep dakordësinë mirë është të kalohet në referendum.