Rikualifikimi Urban i Himarës, PBDNJ: Studimet amatoreske synojnë çrrënjosjen e helenizmit dhe ndryshimin demografik të zonës
Dega e OMONOIA-s dhe e PBDNJ-së Himarë kanë ngritur shqetësimin se plani për Rikualifikimin Urban të qendrës së Himarës ka për qëllim dëmtimin dhe çrrënjosjen e komunitetit helen të Himarës dhe ndryshimin demografik të kësaj zone. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se ky shqetësim i është përcjellë qysh vitin e kaluar kryeministrit Rama, por ai e ka shpërfillur.
“Investimi në fjalë çrrënjosi përfundimisht dhe pa dëmshpërblim shtatë bizneset e familjeve: Kristo Beno, Mihal Guma, Marika Beno, Edmond Beno, Jorgo Gjoka, Mihal Gjicali, Fotaq Gjicali, kështu këto familje janë shpërngulur nga Himara. Zgjerimi i papranueshëm mbi plazhin, duke zënë një pjesë të madhe të rerës përmes betonizimit nxorën jashtë tregut mbi 40 biznese të përhershme të Spilesë.
Ndërkohë, në paraqitjen e lotit te dyte te investimit për Rikonfirmimin e qendrës folën se si do të crenjosin edhe 12 familje të tjera të cilat banojnë në godinat e tyre 250 vjeçare. Familjet janë: Andrea Konomi, Jani Konomi, Kasjani Gjini (Konomi), Ila Neranxi, Paksino Neranxi, Periklo Neranxi, Manol Zoto, Andon Milo, Aleksandra Milo, Zaho Kacelano, Sokrat Milo etj.
Njëkohësisht me ndërtimet e parashikuara mendohet të zaptohet ambienti sportiv dhe oborri funksional i shkollës 9 Vjeçare, ndërtesa e Kopshtit, Qendra Shëndetësore, shkolla Fillore, dhe grupit të pallateve do t'u merren ambientet kreative”- thuhet në deklaratën e PBDNJ dhe OMONIA-s, të cilat kërkojnë të rifillojë nga e para diskutimi për studimin në fjalë, duke marrë masat për hipotekimin e pronarëve të zonës që do të kryhet studimi. Po ashtu kërkohet ndërhyrjen e Organizmave Ndërkombëtare, të cilat mbështesin Shqipërinë "të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre për sa u lejohet pranë qeverisë shqiptare, në mënyrë që të frenohen veprime të cilat nuk janë në mbarëvajtje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe në vlerësim të vlerave kulturore dhe të mjedisit".
Add new comment