pbdnj
PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.
Socialistët e Shqipërisë dhe minoritarët, dy popuj miq
Populli socialist dhe populli minoritar grek në Shqipëri janë dy pouj miq. Këtë e thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. “Motra dhe vëllezër minoritarë, i dashur Vangjel, i dashur dhe i paharruar Solis. Pavarësisht momenteve të caktuara, koniunkturave që na kanë parë herë më afër herë më larg, në fakt ne kemi qenë përherë pranë. Historikisht për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtë të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vjet me popullin e minoritetit.
Rikualifikimi Urban i Himarës, PBDNJ: Studimet amatoreske synojnë çrrënjosjen e helenizmit dhe ndryshimin demografik të zonës
Dega e OMONOIA-s dhe e PBDNJ-së Himarë kanë ngritur shqetësimin se plani për Rikualifikimin Urban të qendrës së Himarës ka për qëllim dëmtimin dhe çrrënjosjen e komunitetit helen të Himarës dhe ndryshimin demografik të kësaj zone. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se ky shqetësim i është përcjellë qysh vitin e kaluar kryeministrit Rama, por ai e ka shpërfillur.
“Tjetërsimi i pronave në Bregdet, në caqet e një “genocidi pronësor". Vëmendje ndërkombëtare për komunitetin historik të Himarës"
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka apeluar për vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që e quan “trajtim të komunitetit historik të Himarës”. Në deklaratë nënvizohet ndërhyrja që po ndodh në zonën e Bregdetit ndaj pronës, nën emrin e kthimit të saj dhe të kualifikimit si monument kulture, duke mos u ndalur as edhe para pronave të Kishës.
Pse nuk u jepet e drejta e votës emigrantëve?
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka kërkuar që projektligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë të tërhiqet dhe të riprezantoihet në kuadër të reformës zgjedhore. Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Dule deklaroi se emigrantët nuk duhen vlerësuar vetëm mbi kriterin e remitancave, por edhe për të drejtën e votës. “Duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë.
Reagim i PBDNJ-së: Për kishën, reagim imediat ndërkombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktin e prishjes së kishës së Shën Thanasit. Sipas kësaj partie, loja me patriotizëm nuk ka vend sa kohë pas këtij akti qëndrojnë interesa pronësie të Koço Kokëdhimës. “Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise.
Rishfaqet PBDNJ- ja e Vangjel Dules: Akti në kishën e Dhërmiut, antikushtetues
Pas një mungese relativisht të gjatë në hapësirën publike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është rishfaqur sot me një deklaratë për incidentin në kishën e Dhërmiut. “Dënojmë ashpër ngjarjet e rënda të dy ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut – Himarë, ku po tentohet rrënimi i një objekti të kultit Orthodhoks, konkrretisht kishës së Shën Athanasit.