PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre

Postuar në 13 Qershor, 2017 14:48

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.

Jemi të sigurtë, prandaj dhe denoncojmë me forcë se të gjitha ndërhyrjet gjoja urbanizuese apo zhvilluese në thelb kanë terrorizimin me qëllim nënshtrimin dhe asimilimin e popullsive autoktone sipas inskenimeve më të rrezikshme për kohezionin shoqëror të vendit. Konkretisht dhe nën justifikimin e përhershëm se u thirrën nga organet “kompetente” të bashkiakë, IKMT, po i njëjti organ që rrëzoi me bujë Kishën e Shën Athanasit, por sot nën drejtimin e një force qartazi antihelene, sikundër PDIU, u paraqit dje, e Hënë, 12 Qershor, në zona të Dhërmiut për të dëbuar nga tokat e të parëve të tyre mëse 15 familje autoktone. Është një akt vandal i motivuar nga subkoshenca nacionale i organeve ekzekutive të shtetit që për vete është nën ndikimet e një Kryeministri totalisht të paragjykuar për popullsitë e atyre trevave, (Minoritetit Etnik Grek ne pergjithesi), historinë dhe destinacionin e tyre. Klima paraelektorale sikundër edhe në të kaluarën përdoret nga segmente të emërtuara tashmë për krijimin e faktit të kryer por edhe për reperkusion hakmarrës ndaj komuniteteve të panënshtruara në planet ogurzeza okulte të pushtetit të Ramës dhe klikës së tij qeverisëse”, thuhet ndër të tjera.

Grupimet në fjalë deklarojnë se do të kërkojnë ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.