dule
Dule e Tavo raportojnë te Cipras për problemet e minoritetit
Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule raportuan te kryeministri grek Aleksis Tsipras mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë turit që shefi i qeverisë greke pati në Janinë.
Bularati, përtej ramizizmit dhe duleizmit
Përveç një viktime, 35 - vjeçarit Kostandinos Kacifas dhe dramës që përjetoi familja e tij, Bularati prodhoi edhe një ngjarje politike. Rishtare për edukatën tonë nacional-politike. Them për edukatën tonë sepse edhe unë jam pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe ky manifestim nuk erdhi nga hiçi.
Dorëhiqet kreu i OMONIA-s
3-vjet pas zgjedhjes në krye të Omonia-s, Lonidha Papa jep dorëheqjen nga drejtimi i organizatës që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri. Papa kishte nisur një fushatë riorganizimi të OMONIA-s për të futur parimin një anëtar një votë me takime në të gjitha strukturat, duke synuar hapjen e organizatës, që për shumë vite ka funksionuar si mbështetje politike për PBDNJ-në.
Protestë dhe padi Edi Ramës, Dule "tradhëton" opozitën
Opozita zyrtarizoi datën 27 Janar për protestën e rradhës. Data u vendos nga Lulzim Basha e Monika Kryemadhi pas takimit që kishin mbrëmjen e së dielës. Fundi i muajit u pa si koha më e përshtatshme për të zhvilluar protestën, pasi kryetari i Partisë Demokratike të ketë përfunduar edhe turin në rrethe.
Dule në VOA: Jemi të painformuar për Kretën
Vangjel Dule dhe partia e tij duket se kanë qenë jashtë çdo sfere ndërmjetësimi për paketën shqiptaro-greke të diskutuar në Kretë mes ministrave Kotzias dhe Bushati. Kreu i PBDNJ-së që u pa në krye të protestave në Himarë e konfirmoi vetë padijeninë e tij lidhur me çfarë është arritur mes dy qeverive. I pyetur nga Zëri i Amerikës për rezultatet e këtij takimi, Dule foli për rëndësinë që kanë marrëdhëniet shqiptaro-greke në kuadrin e sigurisë së rajonit, por gjithçka në parim.
Nga fanatikët e procedurës te kundërshtimi i ligjit për pakicat
Seanca e kësaj të enjteje në parlament ku do të diskutohej projektligji për pakicat mori një tjetër rrjedhë për shkak të problemeve proceduriale që lidhen me drejtimin e seancës.
Me vendimet që mori drejtuesi i saj Gramz Ruçi për të mos i dhënë fjalën për procedurë deputetit të PD-së, Flamur Noka, seanca degradoi sërish në bllokim të foltores, përjashtim deputetësh dhe shtyrje të seancës. Përjashtim u kërkua edhe për kryeministrin që pranoi se ka fyer me "fjalët ky ka rrjedhur" ish-kryeministrin Sali Berisha.
PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.
Pollo sqaron pse u bënë bashkë Dule me Aleancën Kuqezi: Zgjedhjet e lira janë zamka më efektive
Genc Pollo, një nga drejtuesit e PD-së ka dhënë një intervistë për “Tirana Today” ku sqaron sa me sens ironie apo rromuze situtën politike. Sipas Pollos sot të gjithë janë parimorë, aq sa mund të lejohen fjali të tipit “LSI-ja është pjesë e kauzës sonë”. LSI dhe kauzë, dy gjëra që nuk mendonte njeri se mund t’I bashkonte PD-ja. Ka një pyetje që meriton vëmendje:
Si ka mundësi që PBDNJ i Dules dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut janë vëllazëruar nën hijen e çadrës?
Përgjigja nuk është e vështirë kur birëson parimet si arsenal retorik:
Kërkon të fshihet pas Dules
Qeveria shpreson që progres-raporti i Nëntorit t'i hapë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çka do të legjitimonte në çdo rast retorikën e kryeministrit për reforma që nuk janë parë në 25 vitet e fundit, ndonëse vendi përballet me probleme të drogës, kriminalitetit, papunësisë dhe për më tepër të përfshirjes së personave me rekorde kriminale në politikë.
I vetmi që mund të bënte një panoramë reale të situatës dhe përmbushjes së kritereve të vendosura nga Brukseli për hapjen e negociatave është kryeministri Rama.
Fjalë të urta e citate nga Ungjilli, kryeministri i mençur si përherë. Dule: Ti edhe Perikliun e shikon me çallmë
Ka patur disa replika të ashpra sot në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Për Greqinë, Himarën, Athinën, gravurat e Edi Ramës në Facebook, Gjergj Dushmanin etj., gjithnjë në një lojë që ushqen të dyja palët me karikimin nacionalist që u mungon kaq shumë. Mund të besojë njeri se Edi Rama shqetësohet vërtet për shqiptarët e Greqisë, sidomos ata të vjetrit, kur sot në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodokosë, nuk thirren të dëgjohen se çfarë mendojnë për përrallat me Dushmanë që shpëtojnë qytetërimin?