Dorëhiqet kreu i OMONIA-s
3-vjet pas zgjedhjes në krye të Omonia-s, Lonidha Papa jep dorëheqjen nga drejtimi i organizatës që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri. Papa kishte nisur një fushatë riorganizimi të OMONIA-s për të futur parimin një anëtar një votë me takime në të gjitha strukturat, duke synuar hapjen e organizatës, që për shumë vite ka funksionuar si mbështetje politike për PBDNJ-në.
Me një postim në rrjetet sociale, Papas shkruan se “përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar”.
Pas kësaj kryesimi i Omonia-s i kalon përkohësisht Fredi Belerit, një prej emrave të aparatit drejtues të OMONIA-s dhe mbështetës i njohur i Vangjel Dules. Pa përmendur emra, Papas ka lënë të kuptohet se organizata po mbahet peng i interesave personale.
“Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim për sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokush qe nuk i shërben "bisnesit" te tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës”-thekson ish-kreu i OMONIA-s
Add new comment