Dule e Tavo raportojnë te Cipras për problemet e minoritetit
Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule raportuan te kryeministri grek Aleksis Tsipras mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë turit që shefi i qeverisë greke pati në Janinë.
Sipas mediave greke, fokusi i bisedës ishin zhvillimet në Shqipëri, sfidat me të cilat ballafaqohet minoriteti si dhe perspektiva e anëtarësimit të vendit tonë. Nuk jepen më shumë detaje, por qëndrimet e dy përfaqësuesve të minoritetit grek mendohet të kenë qenë me nota kritike për qeverinë, nisur nga pozicionimi që Dule dhe Tavo kanë në raport me zotin Rama sa i takon zhvillimeve të fundit që lidhen me çështjen e pronave në bregdet, por edhe tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit.
Tabelat e rivendosën me disa ndryshime, por heqja e tyre natën dhe arsyetimet për sigurinë rrugore dhe mungesën e lejeve përkatëse lanë hapësirë për interpretim. Kujtojmë që Tsipras ka anuluar ardhjen e tij në Shqipëri qysh prej mandatit të parë të zotit Rama, ndonëse mesazhet kanë qenë të qarta për respektim të të drejtave të minoritetit.
https://sputniknews.gr/politiki/201905143413405-tsipras-ekproswpoi-meionothtas-alvania/
Korriku i vitit të kaluar u duk sikur shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve pas deklaratave të Bushatit dhe Kotzias për përmbylljen e paketës që parashikonte heqjen e Ligjit të Luftës dhe problemeve të mbartura nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithçka u stopua pas vrasjes në Bularat tetorin e kaluar të Kostandin Kacifës, për të cilën Prokuroria Shqiptare nuk ka dalë ende me një raport.
Add new comment