Reagim i PBDNJ-së: Për kishën, reagim imediat ndërkombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktin e prishjes së kishës së Shën Thanasit. Sipas kësaj partie, loja me patriotizëm nuk ka vend sa kohë pas këtij akti qëndrojnë interesa pronësie të Koço Kokëdhimës. “Vandalizmi qeveritar ne Shen Athanas, Dhermi, eshte deshmia e rradhes dhe me domethenese se ne vendin tone Kushtetueshmeria, shteti i se drejtes, dimensioni human dhe liria e besimit po i lene vendin perdite edhe me teper arbitraritetit, arrogances, dhunes dhe hipokrizise. E kapur nga interesa klienteliste, qeveria qe deshtoi te ndertoje per qytetaret shkolla dhe spitale, po i shkaterron atij objektet e kultit dhe i dhunon jeten shpirterore. Anje "patriotizem" nuk mund te behet strehe per qellimet grabitese, tashme te njohura boterisht, te Z. Kokedhima me mbeshtetjen e Kryeministrit Rama ndaj pronave te Bregut. Ne keto kushte behet immediate nevoja e nderhyrjes se komunitetit nderkombetar per te vene ne mbrojtje vlerat tona shpirterore nen kercenim dhe garantuar respektimin e lirise se besimit ne vecanti dhe te drejtat e njeriut dhe minoriteteve ne pergjithesi. Nen hijen e ketyre zhvillimeve, ku do ta gjeje valle hipokrizine proverbiale qe do ti duhet sot Kryeministrit Rama per te pare ne sy Kancelaret Merkel dhe Freyman si edhe koleget ballkanoperendimore ne samitin e Vjenes?! Po popullit shqiptar si do ti shpjegohet qe po ia ben perdite edhe me te larget arritjen e endrres europiane?”, thuhet në deklaratë.
Add new comment