Nuk ka pazar. LSI: Konsensus ose referendum për reformën në drejtësi. Rayerson bëri reformën e Plepave, i fundit që duhet të flasë

Postuar në 16 Qershor, 2016 13:14

Lëvizja Socialiste për Integrim ka artikuluar sot në mënyrë të qartë se cili është pozicioni i saj për procedurën politike të miratimit të reformës në drejtësi. Nëse aleati i saj kryesor në qeveri, Partia Socialiste ka hapur mundësinë e rrjedhjes së votave nga opozita, LSI-ja ka dalë sot kundër. “Kjo do të çonte në një tjetër krizë politike”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së. Sipas tij, nëse opozita nuk jep dakordësinë mirë është të kalohet në referendum.
Po kështu Vasili bëri apel që BE-ja t’i kthejë përgjigje edhe opozitës për pretendimet e saj për reformën në drejtësi, duke dhënë ndërkohë garanci për hapjen e negociatave. Kjo është hera e parë që dikush nga qeveria aktuale negocion me ndërkombëtarët hapur dhe në sytë e qytetarëve. Rëndom kemi pari përmbushje detyrimesh e standardesh që praktikisht nuk kanë çuar gjëkundi. Brenda koalicionit ky qëndrim i LSI-së e zhbën opsionin e votave plotësuese, pasi Ilir Meta ka marrë zotimin, siç u shpreh ai në takimin me Lulzim Bashën, që të garantojë një reformë legjitime.
Vasili ka dhënë një përgjigje edhe për deklaratat e ish-ambasadorit Rayerson. “Rayerson është i fundit që duhet të flasë. Bëri reformën e plepave dhe burgosi opozitën”, tha ai.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kush dreqin e mendonte ndonjëherë që do thosha "Bravo LSI"?!
Sidomos për përgjigjen ndaj Rayerson!
Diçka mbi deklaratën e ish-ambasadorit: të bëjnë të qeshësh (në një vend normal do shkaktonin të vjella, por shqiptarët e kanë stomakun e fortë) disa mender gazeta që pasi i mbushën faqet me shkrime mbi "mikun e UDB-së" që erdhi nga Beogradi me dosjet e pëdëistave të parë nën sqetull, tani janë kthyer dhe fjalët e mikut po i shpërndajnë dhe interpretojnë sipas oreksit të tyre, njësoj sikur të ishin fjalët e Jehovait!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.