lai
Nuk ka pazar. LSI: Konsensus ose referendum për reformën në drejtësi. Rayerson bëri reformën e Plepave, i fundit që duhet të flasë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka artikuluar sot në mënyrë të qartë se cili është pozicioni i saj për procedurën politike të miratimit të reformës në drejtësi. Nëse aleati i saj kryesor në qeveri, Partia Socialiste ka hapur mundësinë e rrjedhjes së votave nga opozita, LSI-ja ka dalë sot kundër. “Kjo do të çonte në një tjetër krizë politike”, tha Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së. Sipas tij, nëse opozita nuk jep dakordësinë mirë është të kalohet në referendum.
Rama: “Reforma në drejtësi kushtëzon koalicionin me LSI-në”. Replikon Llalla: “Korrupsion ka edhe në shëndetësi dhe arsim”
Kryeministri Edi Rama, deklaroi një ditë më parë në intervistën me Rudina Xhungën se reforma në drejtësi, kushtëzon koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Me LSI jemi koalicion dhe kemi debate, kemi shumë gjëra që na dallojnë, se përndryshe do të ishim një parti. Në këtë koalicion nuk ka pasur asnjë pengesë për reformat e thella që kemi ndërmarrë. Nëse nuk miratojmë Reformën në Drejtësi ne ndahemi menjëherë me LSI-në”, u shpreh Rama.
Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së
Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.