Politikë

Ruçi merr përsipër të përfundojë reformën në drejtësi

Postuar në 22 Qershor, 2016 11:12

I motivuar ndoshta nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanët që po përpiqen për reformën po bëjnë një punë të madhe patriotike kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit  atij që të fusë në procedurë të përshpejtuar parlamentare draftin e reformës në drejtësi.

Ai jep edhe arsyet sepse Kuvendi duhet të veprojë me një procedurë ekstra dhe të përshpejtuar për përfshirjen e këtyre ligjeve në axhendën e tij dhe miratimin brenda këtij sesioni parlamentar.

Ndryshe nga Berisha, Basha pranon FMN-në si partner

Postuar në 21 Qershor, 2016 15:13

Partia Demokratike nën drejtimin e Lulëzim Bashës ka ndryshuar qëndrim ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nëse ish-kryetari i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, i ngriu marrëdhëniet me Fondin, Basha po vepron në të kundërt. Sot ai ka takuar përfaqësuesit e FMN-së në Tiranë të cilët i ka njohur me programin e PD-së. "Folëm për pëkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend, që është rezultat i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri. Shqipëria humbet 1 mld euro në vit që vidhen, përfundojnë pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar shqiptarë.

Kamerat, Noka: ICITAP kërkoi anullimin e ligjit. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave e ka kundërshtuar”

Postuar në 21 Qershor, 2016 12:49

Komisioni i Sigurisë ka diskutuar sot edhe për dekretin e Presidentit që kthen për rishqyrtim ligjin për masat e sigurisë publike. Deputetët e maxhorancës dhe përfaqësues të ministrisë së Brendshme e cilësuan të pabazuar dekretin, ndërsa deputetët e së djathtës mendojnë të kundërtën. Më konkretisht, deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia kërkoi rrëzimin e dekretit të Presidentit, pasi sipas tij, argumentet nuk bazohen në frymën e ligjit. Ndërsa, zv/ministri i Brendshëm, Stefan Çipa tha se dekreti është i pabazuar në Kushtetutë.

Do të ketë ndryshime...

Postuar në 21 Qershor, 2016 12:24

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është rishfaqur sërish në media me mesazhe “të forta” politike. “Shpresoj që të mbani shënime dhe t’i mbani mend këto që po them. Ju duhet të punoni ditë e natë, muaj dhe vite për ta bërë dhe zbatuar reformën në drejtësi. Duhet që të keni rezultate në të ardhmen. Këtë thirrje ua drejtoj edhe politikanëve shqiptarë. Gjatë jetës suaj do të përballeni me shumë ndryshime, thoshte Tomas Xheferson, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Donald Lu gjatë një aktiviteti të titulluar “Historia amerikane në sytë e të rinjve”.

Krizë Shqipëri-Greqi, apo PS- Greqi?

Postuar në 20 Qershor, 2016 18:43

Ka disa kohë që kriza në marrëdhëniet me Greqinë është evidente. Por ajo që nuk kuptohet mirë është se cilat janë përmasat e kësaj krize e cila u tonifikua edhe më në planin verbal e deklarativ pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Është e qartë se politika shqiptare po luan për qëllime elektorale e në funksion të aleancave me çështjet që ngërthejnë marëdhëniet me Greqinë. Ky tension priret të çlirojë energji favorizuese për retorikën nacionaliste, çka nuk e bashkon të gjithë klasën politike shqiptare.

Procedim penal për ministrine Brendshëm. Pajisja përgjuese ende pa adresë

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:03

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëmn, Sajmir Tahiri. Procedimi pason kallëzimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë “për kërcënimet dhe shantazhet ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj dhe trupës gjyqësore në përgjithësi”. Ndërkohë vijon hetimi për pajisjen përgjuese, për të ciln organi i akuzës po dëshmohet i paaftë që ta marrë nën administrim. As misioni “Interforce” dhe as Ministria e Brendshme drejtuar nga Sajmir Tahiri nuk po japin pajisjen, për të cilën pretendojnë se ka kryer vetëm trajnime. 

Pronat, Basha i kërkon Strabsburgut të mos shprehet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 19 Qershor, 2016 11:41

Lulzim Basha i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Kreu i opozitës shprehet se deklarata e kryeministrit se ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave.

Rama përfiton nga toleranca e shoqërisë shqiptare, pa vizion në politikën e jashtme

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:19

Vangjel Dule akuzon ish-aleatin e tij, kryeministrit Rama se po aplikon një politikë të jashtme pa vizion që ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me Greqinë.  Sipas tij për sa kohë kjo politikë tolerohet nga shoqëria shqiptare, Rama do vazhdojë të ulë nivelin e marrdhënieve me fqinjët. “Marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë natyrshëm janë të një niveli të lartë dhe marrëdhënie të tilla vendi ynë i ka me shtete të rralla veçse duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ato nuk janë në nivelin e tyre optimal.

"Reforma me vota të trafikuara bie ndesh me shpirtin dhe ndërgjegjen e popullit. PD-ja dhe “Sulltan Mehmeti” të japin konsensuin”

Postuar në 18 Qershor, 2016 12:20

Trafikimi i votave për të arritur kuorimin për miratimin e reformës në drejtësi është akt jomoral. Kështu mendon edhe sot Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përmes një interviste për gazetën “Shekulli” flet për draftin dhe nevojën për konsensus. “Ideja e trafikimit të votave është në kundërshtim me ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar, është një ide hibride dhe e turpshme. Të jeni të bindur se shumica e popullit shqiptar e kritikojnë madje e shajnë këtë ide, e cila për hir të së vërtetës është aplikuar disa herë në Shqipëri për ngjarje dhe të rëndësishme.

Basha në alarm për skenarin e trafikimit të votave, reagon pas dërgimit të draftit në kuvend

Postuar në 18 Qershor, 2016 11:55

Kreu i Pasrtisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar me një deklaratë pas depozitimit të kërkesës nga 33 deputetë për futjen në procedurë parlamentare të reformës në drejtësi. Sipas tij dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqeror në vend.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë