Do të ketë ndryshime...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është rishfaqur sërish në media me mesazhe “të forta” politike. “Shpresoj që të mbani shënime dhe t’i mbani mend këto që po them. Ju duhet të punoni ditë e natë, muaj dhe vite për ta bërë dhe zbatuar reformën në drejtësi. Duhet që të keni rezultate në të ardhmen. Këtë thirrje ua drejtoj edhe politikanëve shqiptarë. Gjatë jetës suaj do të përballeni me shumë ndryshime, thoshte Tomas Xheferson, kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri”, tha Donald Lu gjatë një aktiviteti të titulluar “Historia amerikane në sytë e të rinjve”. Mesazhi pason një lajm të sotshëm sipas të cilit drejtues të PS-së kanë kërkuar nga deputetët që të mos largohen jashtë vendit pas 5 korrikut, pasi në çdo kohë reforma në drejtësi mund të kalojë.
Add new comment