Rama përfiton nga toleranca e shoqërisë shqiptare, pa vizion në politikën e jashtme
Vangjel Dule akuzon ish-aleatin e tij, kryeministrit Rama se po aplikon një politikë të jashtme pa vizion që ka ndikuar edhe në marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij për sa kohë kjo politikë tolerohet nga shoqëria shqiptare, Rama do vazhdojë të ulë nivelin e marrdhënieve me fqinjët. “Marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë natyrshëm janë të një niveli të lartë dhe marrëdhënie të tilla vendi ynë i ka me shtete të rralla veçse duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ato nuk janë në nivelin e tyre optimal. Qeveria e zotit Rama ka një politikë të jashtme pa vizion, pa objektiva dhe do të thosha pa një fizionomi konkrete. Për rrjedhojë nuk mund të mbetej e pandikuar edhe politika ndaj Greqisë. Për sa kohë zoti Rama do të ushtrojë një politikë të tillë dhe do të ketë tolerancën e shoqërisë shqiptare për të qenë kryeministër në këtë nivel do të jenë marrdhëniet”-deklaroi Dule nga Korça ku theksoi se nuk do te votoje nje reforme ne drejtesi pa konsensus.
Add new comment