Procedura alla Valentina Leskaj, drafti për reformën në drejtësi futet ilegalisht në kalendarin e punimeve

Postuar në 09 Qershor, 2016 20:44

Paraditen e sotme u bë publike se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, reformën në Drejtësi. Befas pasdite, pas drejtimit që i bëri seancës Valentina Leskaj, drafti është futur në kalendar. Por PD-ja pretendon se kjo është bërë fshehtas dhe pa dijeninë e saj.

“Ne do e dërgojmë të ndiqet penalisht ky rast sepse është një skandal i paprecedentë, jo vetëm në parlamentin shqiptar por as edhe në ndonjë institucion tjetër, sepse kaloi në mënyrë klandestine dhe me një akt tipik mafioz. Për dijeni të qytetarëve, procedura thotë që para se të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, punonjësit e administrates dërgojnë tek çdo anëtar i Konferencës së Kryetarëve draft-kalendarin 3 javor që do të miratohet në Konferencën e Kryetarëve. Ky draft na është dërguar dy herë përpara kësaj Konference Kryetarësh dhe në asnjë rast nuk e përmban të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi. Ashtu si unë dhe të gjithë anëtarët e Konferencës që u është dërguar me email nga administrata e Kuvendit, në asnjë prej tyre nuk figuron Reforma në Drejtësi e cila papritur na rezulton në faqen e Kuvendit si e miratuar me mirëkuptim”, tha kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së.

Comments

Submitted by a (not verified) on

juve te ketij blogu ju intereson reforma apo si e fut valentina reformen pa lejen e pd,ju jeni te gjithe jashteqitje serbe qe nuk doni te miren e kombit

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pse ti thua qe si e fut nuk ka rendesi fare? Se nuk eshte puna qe e fut pa lejen e PD, puna eshte se e fut ne kundershtim me rregullat. Apo ju trimat e PS nuk pyesni per rregulla, se ja psh pergjoni sipas qefit, po ju nuk respektoni as statutin e partise tuaj e jeni bere si bande bashibozukesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.