Politikë
Ambasadori rus takon ministren Ekonomi, një ditë pas punimeve të Asamblesë së NATO-s në Tiranë
Ambasada e Rusisë në Tiranë njofton për një takim të titullarit të saj, Aleksandër Karpushin me ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. “Bashkëbiseduesit diskutuan mbi gjendjen e tanishme dhe perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, përfshirë këtu shkëmbimet tregtare, investimet dhe turizmin”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Takimi vjen një ditë pas punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, deklaruan se një nga kërcënimet kryesore për stabilitetin e rajonit është Rusia.
A mund të merret seriozisht ky kryeministër? (Video)
Pak javë më parë kryeministri ishte në Kavajë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste dhe me shumë pompozitet foli para anëtarësisë për ligjin e dekriminalizimit, duke lartësuar një figurë si Elvis Roshi dhe ironizuar nismën e opozitës. Fundi rezultoi sërish i trishtueshëm për një kryeministër që jep shfaqje por nuk mund të merret më seriozisht.
<
Ikën "beniamini" i Ramës, zbuloi një dënim që nuk e dinte. PS luan me kartën e epërsisë morale
Partia Socialiste i rezistoi deri në fund mbrojtjes për Elvis Roshin me këmbënguljen e kryetarit Edi Rama, që humbi një tjetër betejë morale përballë opozitës. Kryetari i bashkisë së Kavajës njoftoi në mënyrë të papritur dorëheqjen nga detyra përmes një rrëfimi "të sinqertë" për të shkuarën e tij problematike. "Sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren!
Franca me axhendë të re për Ballkanin thotë qeveria shqiptare
Qeveria shqiptare njofton se Franca vjen me një axhendë të re për Ballkanin.
PD i largohet Reformës në Drejtësi, e heq nga prioritetet e axhendës politike
Në një njoftim për median Partia Demokratike tha se alternativa e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ishte ne Luksemburg në 40 vjetorin e PPE-së, ku drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, folën për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.
Paralajmëron publikimin e 2 videoskandaleve seksuale
Dy videoskandale seksuale të ngjashme me atë të ish-kryebashkiakutvtë Dibrës, Shukri Xhelili pritet të publikohen së shpejti me protagonistë zyrtarë të mazhorancës aktuale. Këtë la të nënkuptohet ish-shkryeministri Berisha gjatë një interviste për Ora News.
Berisha-Lu, bisedë e hapur me dyer të mbyllura dhe ekipi drejtues i PD (Foto)
Ambasadori amerikan vizitoi për të disatën herë zyrën e ish-kryeministrit Berisha, me të cilin siç njoftoi zyra për shtyp e ish-kryetarit demokrat, diskutoi përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar. Për këtë rol, ambasadori amerikan mori vlerësimet e ish-kryeministrit Berisha, por mesa duket nuk mori asnjë garanci për miratimin e reformës në drejtësi.
Politikë e madhe nga Tirana. Lutje për Britaninë dhe apel për rrezikun rus. Trump? Thjesht harrohet
Shqipëria po bën politikë të madhe. Të paktën këtë mund të kuptojë një njeri i painteresuar për gjërat e koklavituar të kësaj bote, kur dëgjon ministren e Jashtme Mimi Kodheli që flet për kapacitete, misione, apo rrezikun rus. Një ditë më parë në Asamblenë e NATO-s që po mbahet në Tiranë, Kodheli, njësoj si kolegu i saj Ilir Meta, foli madje edhe për Arkitekturën e Sigurisë, diçka që mendja, apo të paktën intuita, ta thotë që do të duhet të jetë punë të mëdhenjsh.
Agron Duka pozicionohet në opozitë. Fermeri: Më kërkuan projekt inxhinerik dhe plan vendosje për kasollen e lopës
Shkëputja e Agron Dukës nga Partia Republikane nxiti hamendësimet për qëllimet dhe aktorët që qëndrojnë pas këtij projekti politik. Influenca që Duka ka në qarkun e Durrësit i japin peshë prezencës së Partisë Agrare Ambjentaliste në konjukturën politike që sa vjen dhe fragmentarizohet. Për momentin Agron Duka është i pozicionuar në opozitë, siç njoftohet në një komunikatë të Partisë Agrare Ambjentaliste që pasqyron një takim të Dukës me fermerët e Korçës.
““Miqtë” dhe diplomatët po bëjnë presion për sanksionimin e martesave gej në kuadër të ndryshimeve kushtetuese”
Ish-ministri i qeverisë së PD-së, Genc Ruli, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se me reformën në drejtësi, ekspertët e huaj, po përpiqen që t’i ngecin Shqipërisë edhe një sanksionim kushtetues për orientimin seksual. Sipas Rulit, Shqipëria ka një legjislacion liberal në këtë drejtim, ndaj ngjan disi e pajustifikuar kjo përpjekje e “miqve” ndërkombëtarë që të bëjnë këtë ndërhyrje. “Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë?