Ikën "beniamini" i Ramës, zbuloi një dënim që nuk e dinte. PS luan me kartën e epërsisë morale
Partia Socialiste i rezistoi deri në fund mbrojtjes për Elvis Roshin me këmbënguljen e kryetarit Edi Rama, që humbi një tjetër betejë morale përballë opozitës. Kryetari i bashkisë së Kavajës njoftoi në mënyrë të papritur dorëheqjen nga detyra përmes një rrëfimi "të sinqertë" për të shkuarën e tij problematike. "Sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç"- shkruan Roshi në facebook. Më tej ai bën edhe shërbimin e fundit politik ndaj kryetarit Rama në shenjë mirënjohje për mundësinë që i dha të listojë në cv-në e tij, eksperiencën si kryebashkiak i Kavajës. "Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija"-shprehet Roshi. E kapur në këtë situatë Partia Socialiste ka hedhur sërish në publik kartën e epërsisë morale, me të cilën po qeveris vendin. "Ky qëndrim tregon moralin e forcës politike dhe se dekriminalizimin e kemi seriozisht”- deklaroi deputetja Blerina Gjylameti.
Add new comment