Paralajmëron publikimin e 2 videoskandaleve seksuale
Dy videoskandale seksuale të ngjashme me atë të ish-kryebashkiakutvtë Dibrës, Shukri Xhelili pritet të publikohen së shpejti me protagonistë zyrtarë të mazhorancës aktuale. Këtë la të nënkuptohet ish-shkryeministri Berisha gjatë një interviste për Ora News.
“Unë kam një ligj që bëj publike vetëm videot politike. Por ama edhe jeta private e personave publikë në kundërshtim me moralin dhe ligjin, unë besoj se bën pjesë tek interesi publik. Qytetari dixhital më thotë se X TV ka video të tjera. Unë i besoj qytetarit dixhital. Qytetari dixhital më thotë se ka 1 ose dy video të tjera. Janë video të skandalit seksual dhe unë kam besim se TV- të do ti nxjerrë ato”- ka deklaruar ish kryeministri Berisha. Ish-kryeministri la të kuptohej se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të mazhorancës aktuale, por pa përcaktuar se për çfarë niveli bëhet fjalë. Në nivel politik, ministri më i sulmuar nga opozita është Saimir Tahiri dhe nuk përjashtohet që ai dhe ministra të tjerë të kenë rënë pre e këtyre skandaleve.
Comments
Botojeni emrin se e di gjithe
Botojeni emrin se e di gjithe Tirana, eshte manjaku seksual Ben Ahmetaj qe i ka kthyer zyrat e shtetit ne bordello personale.
epi zoti sali ndigjoj disa
epi zoti sali ndigjoj disa komentus se cfar thon bone
Add new comment