Politikë
Rama duhet të presë “dekriminalizimin” e Berishës për t’u takuar me Bashën
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i parashikuar për të mërkurën nuk do mbahet. Drejtues te Partise Demokratike i konfimuan televizionit Klan se, të paktën deri në përfundim të “dënimit” që Byroja dha duke përjashtuar me dhjetë ditë ish-kryeministrin Berisha nga punimet e Kuvendit, mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës nuk pritet te ndodhe asnjë takim.
Rroba të reja, Kryeministër i vjetër
Antikonformist dhe ndryshe. Dy truke në lojën e imazhit që e ndihmuan shumë Edi Ramën të bënte karrierë politike në Shqipëri. Madje dikur, të ushqente për shumëkënd edhe iluzionin e europianit të vetëm në skenën politike shqiptare. Edi Rama dhe imazhi, marketingu, “improvizimi”, të gjitha fragmente të harruara të një politike që autosugjeron për veten vetëm Prologun apo ngjitjen.
Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.
Athina i përgjigjet Bushatit: Çështje çame nuk ekziston, bashkëpunëtorët e nazizmit u larguan njëherë e mirë me pushtuesit
Athina zyrtare lëshon një sinjal të qartë ndaj Tiranës dhe veçantërisht ministrit Bushati në prag të vizitës së homologut të tij Nikos Kotzias në kryeqytetin shqiptar. Mediat greke kanë cituar sot zyrtarë të qeverisë Tsipras t'i vënë embargo çdo parapërgatitje të palës shqiptare për të diskutuar mbi çështjen çame. "Çështje çame nuk ekziston" dhe "referimi në mënyrë të përsëritur nga autoritetet zyrtare shqiptare i një çështjeje të paqenë, vetëm marrëdhënieve dypalëshe nuk u shërben".
PD i rikthehet rastit Balili për të sulmuar Tahirin, shmang shënjestrën ndaj LSI-së
Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje rastin Balili, ish-drejtor Rajonal i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Opozita ngre dy akuza që shënjestrojnë direkt ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. E para ka të bëjë me rolin e policisë kufitare dhe kontrollin e rrugëve të transportit nga Balili dhe e dyta me komandimin e Asim Canajt si shef i policisë së Sarandës.
Denoncime për Durim Bamin dhe një “ditëlindje sheikësh” në Kotorr. Heshtje nga transparenca.al
Dy raste të reja të denoncimit publik për përfaqësues të ekipit qeveritar janë bërë dje dhe sot. Ish-kryeministri Berisha shkruan se polica ka lënë të lirië Durim Bamin, ndonëse ka qenë me armë. Asnjë reagim nga Policia e Shtetit, e tillë vetëm për emër.
Zv.kryeministri më i sinqertë se kryeministri: Ligji i dekriminalizimit, ekstrem dhe jo në respekt të Kushtetutës. Por ndoshta situata e meritonte atë
Rasti i ligjit të dekriminalizimit është ndoshta shembulli më i mirë sesi nevoja për mbrojtje dhe politika e mbrojtjes nga pala tjetër, prodhojnë një tretësirë juridike që zhvesh nga mbrojtja minimale edhe njerëz me pushtet. Është e vërtetë që nevoja për dekriminalizimin nuk mund të mohohet dhe se ligjërimi i saj është arritje për opozitën, por përmbajtja e ligjit është shumë e diskutueshme.
Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!
Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit.
PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha
Grupi parlamentar i PD u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin, duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama.
Koço Kokëdhima vazhdon të prezantohet si deputet!
Ndonëse ka humbur mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima vazhdon t’i prezantohet anëtarësisë socialiste si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për rajonin e jugut Kokëdhima ka monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës lokale në Vlorë dhe Himarë dhe pyetjes së gazetarëve për rolin e tij në këtë proces ai është përgjigjur se operonte në terren me këtë status. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.