Koço Kokëdhima vazhdon të prezantohet si deputet!
Ndonëse ka humbur mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima vazhdon t’i prezantohet anëtarësisë socialiste si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për rajonin e jugut Kokëdhima ka monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës lokale në Vlorë dhe Himarë dhe pyetjes së gazetarëve për rolin e tij në këtë proces ai është përgjigjur se operonte në terren me këtë status. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.
Kam qenë në takim me banorë të një lagjeje në Vlorë dhe kemi diskutuar çështjet e tyre dhe do të vazhdoj që të vij këtu gjithë kohës dhe të punoj, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë qarkun e Vlorës, në të gjithë zonën ku kam nisur punë. Do të vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen, pranë qytetarëve dhe krah për krah me kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi”-theksoi Kokëdhima. Ai ka mohuar të ketë patur ndikim në kandidimin e Ilir Gjicalit, për kryetar të Partinë Socialiste në Himarë, i cili nga verifikimet ka rezultuar me dosje penale. “Si socialist, Gjicali është i imi aq sa është i Ramës, sa është i Rucit, sa është i çdo socialisti dhe drejtuesi të PS-së tjetër. Ai ka qenë aktivist i PS-së përpara se sa unë të vija në PS dhe në politikë.
Ndërsa për sa i përket faktit që Gjicalin e kam përzgjedhur unë si kandidat, mund t’ju them se kandidaturat për kryetar të PS-së së bashkive, të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, por në rastin konkret të Bashkisë së Vlorës, janë përzgjedhur nga trupa e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, të PS-së së Shqipërisë, që janë, që i përkasin qarkut të Vlorës. Unë mund të them me korrektësi dhe vërtetësi, se nuk kam qenë pjesë e kësaj mbledhjeje dhe as e kësaj procedure fare”-shtoiish-deputeti socialist.
Add new comment