Rama duhet të presë “dekriminalizimin” e Berishës për t’u takuar me Bashën
Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i parashikuar për të mërkurën nuk do mbahet. Drejtues te Partise Demokratike i konfimuan televizionit Klan se, të paktën deri në përfundim të “dënimit” që Byroja dha duke përjashtuar me dhjetë ditë ish-kryeministrin Berisha nga punimet e Kuvendit, mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës nuk pritet te ndodhe asnjë takim.
Një ditë më parë, Lulzim Basha e paralajmëroi këtë me anë të një deklarate, teksa e cilësoi përjashtimin e Berishës si shenjë të një krize të kryeministrit Rama, që sipas tij I mbylli opozitës çdo derë bashkëpunimi.
Thënë ndryshe, kjo deklaratë e kreut të opozitës lë të kuptohet se gjithçka u paracaktua në mënyrë protokollare të premten do të arshivohet thjesht si një korespondencë mes dy kundërshtarëve politikë, të paktën për 10 ditë.
Add new comment