Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë

Postuar në 29 Maj, 2016 15:44

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.

Dështimi do të thotë copëzim i unitetit të kontinentit europian dhe fatkeqësisht, janë shumë ata që presin të ndodhë kjo gjë. Ne nuk duhet të harrojmë rajonet që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar kryesisht nga paratë, ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmi. Ky rajon është udhëkryqi që bashkon Lindjen me Perëndimin. Në kohë të tilla, konflikte të tilla mund të parandalohen lehtësisht përmes proceseve integruese, sepse integrimi përhap stabilitet dhe siguri, si dhe ofron nxitje për vendet aspiruese që të ndërmarrin reforma demokratike. Të gjithë e dimë se rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor, e kjo vlen edhe për Shqipërinë. Problemet e shumta janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, por kjo është arsyeja pse ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe përshëndesim nënshkrimin e protokollit ditë më parë nga ministrat e Jashtëm. Prania e aleancës në rajon është e mirëpritur dhe e vlerësuar. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që i bashkohet aleancës, për sa kohë do të jetë në fuqi neni 10 i Traktatit të Uashingtonit dhe vendimet kombëtare mbi aspiratat integruese do të jenë të lira”, tha Kodheli. 

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Cheap shots. Fraza klishe te lexuara ne gazeta qe nuk i kane hije aspak perfaqesuesve te vendeve te vogla. Keta te fundit duhet te preokupohen per ceshtje qe kane te bejne strikt me problemet e vendeve te tyre dhe mos tu japin leksione stategjie vendeve me te medha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.