Kotzias: Bisedova për 1 orë me Ramën, nuk ma përmendi çështjen çame

Postuar në 08 Qershor, 2016 10:05

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias komentoi për mediat greke vizitën dy ditore në Tiranë. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetua pezull, ndërsa tonet e theksuara për çështjen çame i quajti retorikë të brendshme të politikës shqiptare për nevoja elektorale.

“Bëmë hapa pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, theksoi Kotzias, duke shtuar se “Është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtme duke shikuar frontin e tyre të brendshëm. Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme. Nëse do të bënim politikën e jashtme duke parë vetëm brenda vendit tonë, nuk do të kishte diplomaci ndërkombëtare. Por duhet të theksoj se edhe në Greqi ka forca politike që nuk kuptojnë nga politika”

http://www.tanea.gr/news/politics/article/5365064/kotzias-hrthame-sthn-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.