PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.
“Ne i kemi sqaruar ndërkombëtarët se jemi për një draft bazuar në rekomandimet e Venecias dhe per qe mbron drejtësinë nga kapja politike. E kemi sqaruar Nuland për këtë qëndrim.. Deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë. Vlahutin është pozicionuar qartë për një krah politik”-deklaroi Basha. Gjatë diskutimit, ka ndërhyrë edhe deputeti Berisha, i cili theksoi se vendet e rezervuara janë një propozim i ndërkombëtarëve.
Add new comment