Vllahutin
Më në fund Vllahutin flet për Teatrin
Pas shumë apeleve publike më në fund ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nismën ligjore të qeverisë që i hap rrugë projektit të Kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e Teatrit ekzistues dhe ngritjen 6 kullave shumëkatëshe.
"Kushtet" e ambasadores Vlahutin: Pronat, Tahiri dhe kanabisi
Ka një dileme të madhe nëse BE do i hapë negociatat me Shqipërinë në Qershor. Përtej sugjerimeve për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, Brukseli do të peshojë edhe zhvillimet e brendshme që lidhen me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, rezultatet në luftën kundër kanabisit dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Të paktën këto janë detyrat e shtëpisë sipas atyre që thotë ambasadorja Romana Vllahutin në një intervistë për DW.
Kush janë ekspertët që na sugjerojnë Lu e Vllahutin?
Ndërhyrja e ambasadorëve të SHBA-BE në debatin për Prokurorin e Përgjithshëm rihap sërish diskutimin nëse ekspertiza e sugjeruar prej tyre është peshorja e duhur për të dalë nga situata, por pa shkelur Kushtetutën meqënëse leksioni i parë që vjen nga partnerët është shteti ligjor.
Kadare bëhet pjesë e debatit për shkrimin e Myftarajt ndaj Vlahutin*
Ismail Kadare i është drejtuar me një letër nga Parisi ambasadores se BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin pas artikullit të Kastriot Myftarajt që stigmatizonte diplomaten kroate si zbatuesen e një plani sorosion për Jugosllavinë e re dhe ku thoshte se vrasja e saj nuk do ishte një akt terrorist por një akt në mbrojtje të atdheut. Kadare në letrën e tij shpreh keqardhjen për mosmirënjohjen që sipas tij Vllahutin po ndesh nga shqiptarët dhe nuk nguron t’i thotë se do t’i ulej në gjunjë për t’i kërkuar falje.
E nderuara Zonjë,
Vllahutin “non grata” në PD, akuzohet për flirt politik me Partinë Socialiste
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin është akuzuar si e njëanshme, ndërsa propozimi i Euralius për komisionerët e vetingut si stalinist. Panorama raporton se deptueti Arben Imami kërkoi të mbahet një qëndrim i fortë politik kundër Vllahutin. “Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike. A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin? Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është.
PD konteston rolin e ambasadores së BE, akuzon Vlahutin për njëanshmëri politike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike diskutoi sot përmbajtjen e takimit mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Gjatë mbledhjes, deputeti Eduart Selami i ka parashtruar Bashës pyetjen nëse qëndrimi për reformën në drejtësi përplas PD me ndërkombëtarët. Për herë të parë kreu i opozitës, Basha shprehu publikisht rezervat e tij për ambasadoren e BE-së, Romana Vllahutin, duke e akuzuar për njëanshmëri politike.
Tani ambasadorët edhe në mbledhjet e partive
Marrëdhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve me të huajt e në veçanti me ambasadorët po merr një trajtë denigruese falë mungesës së dinjitetit që po tregon klasa politike në drejtimin e vendit. Ata do të jenë të pranishëm tashmë edhe në mbeledhjet e grupeve parlamentare në një përpjekje për të shtuar presionin e votimit të reformës në drejtësi.