Basha: Ndërkombëtarët bashkëpërgjegjës për dështimin e reformës
Kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri sot një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se në dështimin e reformës në drejtësi janë përgjegjës edhe ndërkombëtarët. Sipas tij heshtja pas takimit që pati me Ramën e atyre që në 25 vite kanë ndihmuar Shqipërinë i bën bashkëpërgjegjës në dështimin e reformës.
"Në këto kushte i bëj thirrje të gjithë atyre që na kanë ndihmuar e na ndihmojnë këto 25 vite për një Shqipëri europiane, euroatlantike, demokratike, të hapur dhe të shtetit ligjor, shtetit të së drejtës që të na ndihmojë përsëri. Heshtja nuk është naivitet por është bashkëpërgjegjësi. Shqipëria do të ketë një reformë në drejtësi. Nëse kjo qeveri e zhytur deri në fyt në korrupsion dhe krim nuk do të ketë guximin t’ia japë, ne bashkë me qytetarët shqiptarë do t’ia japim"theksoi kreu i PD.
Basha ftoi kryeministrin të pranojë variantin e vendeve të propozuara që nënkupton zgjedhjen e disa anëtarëve të institucioneve të reja të drejtësisë me propozim të mazhorancës dhe opozitës. “I bëj thirrje kryeministrit, mazhorancës të bëhen gati të votojnë bashkë me ne paketën kushtetuese dhe ligjet kushtetuese ashtu sic kemi rakorduar, jo sipas tekave dhe kapricove, por sipas garancive. E përsëris nëse ka një sistem që ofron më shumë garanci sesa ky që ne kemi zgjedhur në bazë të propozimeve të Venecias jemi gati ta pranojmë” deklaroi Basha.
Add new comment