Politikë
Ka marrëveshje, s’ka marrëveshje!
PD-ja e po ecën sipas një plani për riparimin e pasojave që i shkaktoi kryetarit të saj marrëveshja me Edi Ramën në 18 Maj. Lulzim Basha po mundohet ta kapërcejë këtë moment që lidhet me mungesën e madhe të besueshmërisë ndaj tij me deklarata që edhe të rrahin edhe të përkëdhelin dhe bindjen se ato që thotë kundër Edi Ramës po e riformatojnë si lider të opozitës në sytë e publikut.
PS-ja, zyrtarisht në regjim kazerme
Dje Partia Socialiste u dhuroi atyre shqiptarëve që patën nerva ta ndjekin, një shfaqje tipike të atyre takimeve të hapura që ishin harruar prej dekadash. Njerëz që mblidhen me shqetësimin e madh për ecurinë e punëve të Shqipërisë, a thua gjërat e rëndësishme vendosen në mbledhje të kësaj natyre.
Lehtësia me të cilën imponohet në media kjo hipokrizi, është edhe metri i vërtetë i arrogancës ku ka mbërritur pushteti aktual.
Një opozitë për punët e veta (Video)
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.
Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.
Sikletet e një mbledhje live të PS (Video)
Partia Socialiste në pushtet ka dhënë këtë të martë një tjetër shfaqje estetike të bashkëqeverisjes me qytetarët, duke zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kuptohet nën kujdesin dhe urdhërin e kryeministrit që ky aktivitet të transmetohej direkt në Facebook-un e tij.
Pro fraksioneve, por të tilla nuk ka
Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka dhënë dje një përgjigje për çështjen e fraksioneve. Ndonëse natën e mbledhjes së kryesisë ai deklaroi para gazetarëve se “sa të jem unë në PD, nuk do të ketë fraksione”, mbrëmë ai u shfaq më i “aryseshëm” në refuzimin e tij. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, ai tha:
Tripolariteti në PD
Partia Demokratike ka vendosur të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Nëse shohim ecurinë e zhvillimeve politike brenda saj që nga Marrëveshja e 18 majit, mund të thuhet se kjo parti është fraksionuar sot në tre pole: i pari është poli i kryetarit aktual Lulëzim Basha, që mund të konsiderohet se ka konsoliduar një klan të vetin dhe kontrollon pjesën më të madhe të struktuve të partisë.
Rama apelon për shtimin e njohjeve të Kosovës në OKB
Sesionin e radhës në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama e shfrytëzoi për t'i bërë thirrje vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë këtë hap. Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.
Tirana zyrtare ul tonet me Greqinë. Bushati njofton takim të afërt zyrtar me homologun grek
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës edhe për marrëdhëniet me Greqinë, të cilat arritën nivelin më të ulët në katër vitet e fundit. Në këtë drejtim Bushati nuk ka patur ç’të thotë shumë dhe ka përsëritur suksesin e arritur në fillim të mandatit të parë të qeverisjes socialiste me çështjen e toponimeve.
Privatizimi i vulës së një partie
Nga mbledhja e djeshme e kryesisë së PD-së, mbetet si lajm vetëm njoftimi i kryetarit me vulë Lulëzim Basha, në pronconcimin për gazetarët:
“Sa kohë të jem unë në krye të PD nuk do të ketë fraksione, por do të këtë hapësirë për këdo demokrat që të punojë për qëllimin e përbashkët. Është qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit”, tha Basha.
Audio/Lulëzim Basha brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së
(Jo)Karakteri i kreut të PD-së po kushtëzon edhe misionin opozitar të PD-së. Për çdo dështim në politikë mbahet përgjegjësi dhe kësaj i është shmangur vazhdimisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. E bëri pas humbjes së zgjedhjeve dhe vazhdon të operojë me të njëjtin karakter edhe pas rizgjedhjes në krye të PD-së siç u pa nga të gjithë. Edhe kur duhet të japë llogari brenda partisë dhe pyetet drejtëpërdrejt për veprimet që ka ndërmarrë, Basha nuk ka përgjigje të vërteta.