Një opozitë për punët e veta (Video)
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.
Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.
Nga njëra anë ministrja Nikolla që tund flamurin e arritjeve në arsim dhe në krahun tjetër deputetet e PD-së që kanë si argument emërimet nepotike në arsim dhe diskriminimin politik të grave demokrate. Një prej deputeteve iu drejtua ministres Nikolla duke i thënë se nga të gjitha gratë demokrate që kishte takuar asnjë prej tyre nuk ishte punësuar nga qeveria socialiste.
Politika e re dhe opozita e rithemeluar e Lulzim Bashës operon me standartin e përkatësisë politike të zyrave të shtetit. Pyetja e thjeshtë që ngrihet është, po gratë që nuk kanë etiketën demokrate apo socialiste kush i punëson, kush i mbron? Premisat e këtij debati projektojnë të njëjtën filozofi të shtetit partiak dhe çifligjeve ku punësohen militantët e njërës apo tjetrës parti.
Add new comment