Audio/Lulëzim Basha brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së
(Jo)Karakteri i kreut të PD-së po kushtëzon edhe misionin opozitar të PD-së. Për çdo dështim në politikë mbahet përgjegjësi dhe kësaj i është shmangur vazhdimisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. E bëri pas humbjes së zgjedhjeve dhe vazhdon të operojë me të njëjtin karakter edhe pas rizgjedhjes në krye të PD-së siç u pa nga të gjithë. Edhe kur duhet të japë llogari brenda partisë dhe pyetet drejtëpërdrejt për veprimet që ka ndërmarrë, Basha nuk ka përgjigje të vërteta. Mbledhja e fundit e kryesisë vërteton pikërisht manekinin politik që udhëheq PD-në sipas ambicjeve dhe llogarive personale. Respublica disponon një pjesë të audios nga diskutimet e mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike që u mbajt të premten në mbrëmje ku Lulzim Bashës iu kërkua të japë shpjegime pse nuk i komunikoi forumeve atë që deklaroi në një studio televizive se për marrëveshjen me Edi Ramën e detyruan amerikanët. Devijime në interpretime pa bosht dhe mbi të gjitha sërish asnjë përgjigje jo vetëm për mungesën e transparencës, por edhe nëse marraveshja me Edi Ramën ishte dështim, sukses apo nëse është ende në fuqi. Me poshtë materiali audio nga mbledhja e kryesisë së PD-së:
Add new comment