debatet
Unë jam Teatri...i Ri
Është e kotë të diskutosh mbi cilësinë e fjalimeve ditore të z. Erion Veliaj. Është e kotë të shohësh dhe të presësh tek ai Kryetarin e Bashkisë që dëgjon me mendje, përveçse gjendet në dëgjesa sa për statistikë. Rasti i fundit e provon më së mirë këtë, kur z. Veliaj mbron prishjen e Teatrit Kombëtar me një rrenë tipike të tij: do ndërtohet një i ri.
Audio/Lulëzim Basha brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së
(Jo)Karakteri i kreut të PD-së po kushtëzon edhe misionin opozitar të PD-së. Për çdo dështim në politikë mbahet përgjegjësi dhe kësaj i është shmangur vazhdimisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. E bëri pas humbjes së zgjedhjeve dhe vazhdon të operojë me të njëjtin karakter edhe pas rizgjedhjes në krye të PD-së siç u pa nga të gjithë. Edhe kur duhet të japë llogari brenda partisë dhe pyetet drejtëpërdrejt për veprimet që ka ndërmarrë, Basha nuk ka përgjigje të vërteta.
Kërkesë në PS: Hap Kutitë!
Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.
Lajm me 5 yje/Fatmir Toçi turpëron Kuçin dhe Vlorën. Spiunon Koçon te Gramozi që reagon me një kryevepër ironie: “Nuk është etike të flasim për kolegun kur nuk është mes nesh”
U zunë sot në PS. U zunë “të mëdhenjtë”, deputetët. Lajmi mori dhenë edhe për vërejtjet statutore të shokut Gramoz, që i paska tërhequr vërejtjen deputetëve të Vlorës, se “janë jashtë linjës”. Shoku Gramoz madje, ka folur edhe për përgjegjësi për moszbatim të vendimeve të Asamblesë. Me siguri që do të jetë kënaqur shumë kur ka marrë këtë përgjigje nga Fatmir Toçi, deputeti kuçiot në PS: “Koço Kokëdhima është kthyer në beun e Jugut duke mos përfillur kolegët, madje nuk i fton në takime të zonës”.
Heqja e taksës për biznesin e vogël/Ku e vuri dorën Edi Rama? Në zemër?!
Qeveria e Edi Ramës doli së fundmi me vendimin e heqjes së taksave për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë. Një vendim që në planin politik zhbën atë që u ndërmor në dy vjet, duke krijuar një stress të jashtëzakonshëm në ekonomi. Kryeministri u kujdes që ta paraqiste nismën sa sociale, aq edhe në funksion të “të bëri shtet”. Prosni kuponat dhe taksa nuk keni- ishte pak asp shumë përmbajtja e sihariqit. Mirëpo a është vërtet kështu? A ka lehtësim real për biznesin e vogël?
Selami flet mbi mënyrën si po bën opozitë e djathta: Basha duhet të bëjë korrigjime
Deputeti i PD-së Eduard Selami gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka folur mbi debatet mbi mënyrën se si po bën opozitë e djathta. I pyetur se a ka Partia Demokratike një program për të ardhur në pushtet, Selami thotë se kryetari Basha duhet të korrigjojë disa gjëra. “Unë them se ka gjëra që kryetari Basha duhet t'i korrigjojë. Në bazë të këtyre dy humbjeve edhe ne do të fillojmë analizën. Mundësia që ne të dalim fitimtarë në zgjedhjet e ardhshme është aty. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha, por edhe në të mirë të PD-së, në të mirë të gjithë shqiptarëve”.